LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tensione para Kuvendit të Kosovës/ Protestuesit përplasen dhunshëm me policinë, disa të arrestuar dhe të lënduar

• Qindra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme para ambienteve të Kuvendit të Kosovës, ndërsa deputetët shqyrtonin ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. • Protesta është organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbështetje të ndryshimeve ligjore. • Situata është tensionuar kur protestuesit kanë ndaluar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi. • Deputeti është ndaluar teksa po tentonte të largohej nga godina e Kuvendit. • Në këtë moment, disa protestues i janë afruar deputetit dhe e kanë ndaluar, duke e shoqëruar sërish drejt ambienteve të Kuvendit. • Në lidhje me këtë, Instituti i Kosovës për Drejtësi u ka bërë thirrje protestuesve të mos i pengojnë fizikisht deputetët, por t’i lejojnë të votojnë të lirë. • IKD-ja tha se kërcënimet dhe përdorimi i dhunës janë trysni mbi Kuvendin dhe mbi ushtrimin e lirë të mandatit. • Por, situata është tensionuar sërish, ndërsa policia ka përdoruar ndaj tyre gazlotsjeellës. • Në kuadër të këtyre zhvillimeve janë shoqëruar edhe disa persona, mes tyre edhe nipi i ish-presidentit Hashim Thaçi.

6 artikuj për këtë temë.

59 MINUTA ME PARE

Protesta në Prishtinë/ Deputetë të PDK-së dhe AAK-së dalin në shesh në mbështetje të protestuesve

Tensione para Kuvendit të Kosovës/ Protestuesit përplasen
Pamje


PRISHTINA- Deputetë të dy partive opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca, kanë dalë në sheshet e kryeqytetit për t’i mbështetur protestuesit mes tensionesh përreth Kuvendit të Kosovës.

Në mesin e atyre ishte edhe Ramush Haradinaj nga Aleanca, emri i të cilit u brohorit nga protestuesit. Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, u dëgjuan duke u thënë oficerëve të policisë se “e keni tepruar”, raporton gazetarja e REL-it, Flaka Zogu.

PDK është ankuar se policia ka përdorur dhunë ndaj protestuesve, të cilët i ka shpërndarë nga sheshi më i afërt me Kuvendin duke përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji.

Protestuesit kanë hedhur vazhdimisht mjete piroteknike dhe kanë tentuar t’i pengojnë deputetët të largohen nga Kuvendi pasi kërkojnë që të miratohen ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale.

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës vazhdojnë të qëndrojnë në Kuvend, duke u bërë thirrje deputetëve të parisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, të kthehen në Kuvend për t’i kaluar ndryshimet edhe në leximin e dytë dhe përfundimtar./Dosja.al

1 ORE ME PARE

VIDEO/ Protesta para Kuvendit të Kosovës, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Tensione para Kuvendit të Kosovës/ Protestuesit përplasen
Pamje

PRISHTINA- Autoritetet në Kosovë kanë arrestuar nipin e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Bëhet me dije se ai ishte në mesin e protestuesve që u përplasën me policinë. 

Pas kësaj situate, forcat e rendit kanë shoqëruar disa protestues që kishin bllokuar hyrje-daljet e Kuvendit. Gjatë një prononcimi për mediat, ndërsa ndodhej me pranga në duar ai foli për rëndësinë e daljes në këto protesta.

“Shoku nuk vlen në këtë regjim. Është veteran, veterani po e arreston një person që i doli ballë”, u shpreh ai.

Protestuesit kërkojnë që Kuvendi të miratojë edhe në tërësi ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara. Më herët situata para Kuvendit të Kosovës u tensionua, pasi protestuesit u përplasën me policinë, ndërsa këtë të fundit përdorën në drejtim të tyre gazlotsjellës./Dosja.al

2 ORE ME PARE

VIDEO/ Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës gjatë fjalimit të protestuesve

Tensione para Kuvendit të Kosovës/ Protestuesit përplasen
Pamje

PRISHTINA- Situata është tensionuar sërish para Kuvendit të Kosovës, ndërsa policia po bën përpjekje t’i shpërndajë protestuesit duke i larguar ata nga sheshi “Skënderbeu”, dhe duke hedhur gaz lotsjellës ndaj tyre. Oficerë të policisë kanë krijuar një kordon në këtë shesh të kryeqytetit dhe po vazhdojnë t’i shtyjnë protestuesit larg ndërtesës së Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Pas kësaj ata kanë hedhur gazlotsjellës gjatë fjalimit të protestuesve, gjë e cila ka tensionuar më tej situatën. Ata po tentojnë t'i largojnë protestuesit edhe përtej sheshit "Nënë Tereza", që ndodhet ngjitur me sheshin "Skënderbeu". Ndërkohë, është raportuar edhe për disa protestues të lënduar./Dosja.al

4 ORE ME PARE

VIDEO/ Tensione jashtë Kuvendit të Kosovës, protestuesit hedhin mjete piroteknike

Tensione para Kuvendit të Kosovës/ Protestuesit përplasen
Pamje

KOSOVA- Tensionet jashtë Kuvendit të Kosovës janë shtuar në mbrëmje pasi protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, teksa presin që deputetët t’i kalojnë ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale. Policia e Kosovës iu përgjigj protestuesve me gaz lotsjellës para Kuvendit.

Në rrugë dëgjohen edhe sirenat e autoambulancave. Paraprakisht, policia kishte formuar një kordon pranë ndërtesës së Kuvendit. Rreth orës 19:00, deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje u panë duke u larguar nga ndërtesa e Kuvendit./Dosja.al

4 ORE ME PARE

Protestuesit në Kosovë penguan deputetin e LVV-së/ IKD: Presioni politik nuk mund të shndërrohet në presion fizik

Tensione para Kuvendit të Kosovës/ Protestuesit përplasen
Pamje nga konfrontimi me deputetin

KOSOVA- Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) u ka bërë thirrje protestuesve të mos i pengojnë fizikisht deputetët, por t’i lejojnë të votojnë të lirë. Në një reagim në Facebook, pasi një deputet s’u lejua të largohej nga Kuvendi mes thirrjeve për votimin e ndryshimeve në ligin për Gjykatën Speciale, IKD-ja tha se kërcënimet dhe përdorimi i dhunës janë trysni mbi Kuvendin dhe mbi ushtrimin e lirë të mandatit.

“Asnjë protestues apo organizatë nuk mund të vendosë përmes bllokimit fizik se kush hyn, kush del apo si duhet të votojë një deputet. Deputetët kanë të drejtë të votojnë, të mos votojnë dhe të mbajnë përgjegjësi politike për vendimet e tyre. Protesta duhet të mbetet protestë, ndërsa presioni politik nuk mund të shndërrohet në presion fizik”, thuhet në reagim.

Ajo u bëri thirrje organizatorëve të protestës para Kuvendit t’u kërkojnë qartë protestuesve që protesta të vazhdojë pa dhunë dhe pa pengim fizik të deputetëve./Dosja.al

5 ORE ME PARE

Protesta para Kuvendit të Kosovës/ Deputeti i LVV-së ndalohet nga protestuesit teksa po largohej (VIDEO)

Tensione para Kuvendit të Kosovës/ Protestuesit përplasen
Pamje

PRISHTINË – Një situatë e tensionuar është krijuar para Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit kanë ndaluar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi. Deputeti është ndaluar teksa po tentonte të largohej nga godina e Kuvendit. Siç shihet edhe nga pamjet, disa protestues i janë afruar deputetit dhe e kanë ndaluar, duke e shoqëruar sërish drejt ambienteve të Kuvendit.

Protestuesit kundërshtojnë largimin e deputetëve pa u votuar ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Ata kërkojnë që deputetët të qëndrojnë në sallë dhe të marrin pjesë në procesin e votimit.

Qytetarët vijojnë protestën para Kuvendit, ndërsa kërkesa kryesore e tyre është votimi dhe procedimi i projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, në përputhje me procedurat parlamentare. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit u bëjnë thirrje deputetëve të mos largohen nga Kuvendi dhe të marrin pjesë në votim./Dosja.al

protesta te kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll

"Nuk më duket normale"/ Deputeti Ermal Pacaj shkon në Kuvend: Paskam ardhur kot, s'qenka askush

"Nuk më duket normale"/ Deputeti Ermal Pacaj shkon në Kuvend: Paskam ardhur kot, s'qenka askush

Protesta para Kuvendit të Kosovës, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Aksidenti i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, ku humbi jetën 70-vjeçarja, PAMJET nga vendngjarja

Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

"Kemi shtet që nuk vepron mbi rregullat"/Aktivistja: Policia vepron me urdhrat e kriminelit Agasi

Sërish tensione para Kuvendit të Kosovës, protestuesit përplasen me policinë

Tensione jashtë Kuvendit të Kosovës, protestuesit hedhin mjete piroteknike

128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Protestuesit kërkojnë llogari për personat e shoqëruar: Policia i arrestoi jashtë perimetrit

Blushi: Ditë e zezë sot, parlamenti e ka humbur kuptimin!

Korreshi: Njerëzit janë pa bukë, kështu që te 'Prania Besnike' merrni ndonjë bukë me vete

Bujar Leskaj: Duhet të hartojmë Kodin e ri Zgjedhor, të krijojmë qeverinë teknike

Zhupa: Rama ishte sot në Durrës, por e pritën me protestë! "Territorialja" një masakër...

Protestuesit e kapin në krahë deputetin e Vetëvendosjes, Fahrush Rexhepi, e fusin me forcë në Kuvend

Protesta para Kuvendit, shoqërohen dy persona, po qëndronin jashtë perimetrit të sigurisë

Balla i drejtohet opozitës: Reforma territoriale sjell më shumë të mira për komunitetet

Berisha: Jeni skllevër të pasurimit tuaj, po shmangni debatin për lidhjet e bandave me SHISH

Berisha: Të mblidhen para parlamentit për t’i dhënë përgjigjen më të merituar bastionit të krimit...

Berisha socialistëve: Jeni bërë zëdhënës të grupeve më të egra të Europës

Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Edi Ramës...

Deputeti i PS-së Vullnet Sina voton kundër propozimit, refuzon pyetjet e gazetarëve

Berisha: Rama është shndërruar në avokat të pashembullt të Hysenit, Agasit, Yeffetit

Protestuesit "kapin" para Kryesisë së Kuvendit edhe Klevis Balliun:Pse nuk i mbron banorët e Astirit

Policia i largon, "shpërthejnë" qytetarët me thirrje kundër tyre: Po mbroni krimin

"Reformë me 4 nene vetëm ju mund të bëni"/ Strazimiri përplaset me Manjën

Videot intime me Adi Hilën/ Blerina Matrakut i hakerohen rrjetet sociale

Dita e parë e Universitetit/ Studentët në Durrës bojkotojnë mësimin, presin Ramën me protesta

Blushi përplaset te ‘Ligjet’ me Manjën: Ndërprisni mbledhjen ose deklaroni që jeni pengje të Ramës

Eno Bozdo- Manjës: Jeni në kohë të ndaloni procedurën e të rregullojmë gabimin e 2015-ës

“O hajdut”! Pirro Vengu pritet me protesta para Kryesisë së Kuvendit

Territorialja/ Alizoti- socialistëve te “Ligjet”: Gjithçka po e bëni për qëllim elektoral

Reforma Territoriale/ Balla 'presion' deputetëve të PS: Të gjithë duhet të votojnë pro

Korreshi: Po tentoni ti shkrini bashkitë si gjalp, nuk keni bërë reformë, por hartë elektorale

Haradinaj: Vendimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së është ofendim për popullin e Kosovës

Berisha: SPAK heshti si fija e barit kur Rama votoi ligjin që i jep goditje fatale hetimit...

Reforma territoriale shqyrtohet sot në Komision, protestë jashtë Kryesisë së Kuvendit

Qytetari: Nesër të mblidhemi masivisht para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve...

"Bëni detyrën"/ Mjeku Ermal Pashaj: Deputetët të marrin në konsideratë interesat e qytetarëve

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Berisha njofton protestë kombëtare, zbulohet data e tubimit

Vatra e zjarrit në malin e Bukanikut ende aktive, vijojnë ndërhyrjet nga ajri dhe toka

Zjarri në Greshicë, humb jetën 70-vjeçari gjatë përpjekjes për ta shuar

I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, arrestohet në Sauk i dënuari me 21 vite burg

Zjarri përfshin masivin me pisha në Gjinar, flakët përhapen drejt Pashtreshit

Berisha: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale janë amnisti për krimet zgjedhore

Berisha: SHISH i drejtuar nga Ergys Agasi ka përgjuar opozitën

Berisha: Paratë e drogës po rrënojnë ekonominë e vendit

Berisha: Roni Yeffet ka kontrolluar gjithçka në këtë vend, Rama i ka dhënë 40 milionë euro

Berisha kundër kullës te Tajvani: PD po mbledh firmat për peticion, do mbështesim protestat