Vizita e Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara vijon të jetë në qendër të debatit politik, ndërsa Evi Kokalari pretendon se kreut të PD-së nuk i është hequr statusi “non grata”, por se Departamenti Amerikan i Shtetit i ka lehtësuar hyrjen në SHBA vetëm për një rast të veçantë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Kokalari e lidh këtë me takimin e Berishës me zyrtarë amerikanë gjatë vizitës së tij, ndërsa sjell si argument edhe mungesën e tij në pritjen e organizuar në Tiranë për ambasadorin e ri amerikan, Eric Ëendt. Në këtë aktivitet, ku morën pjesë përfaqësues të shumtë të politikës, drejtësisë dhe institucioneve, Berisha nuk ishte i pranishëm dhe kishte deklaruar më herët se nuk kishte marrë ftesë.
Reagimi i plotë i Evi Kokalarit:
Jua thashë që Sali Berishës statusi ‘non grata’ nuk i është hequr.
DASH e ka ekzaminuar mirë këtë dosje, madje kanë folur edhe me individë që kanë njohje të mjaftueshme të rrethanave të Sali Berishës në Shqipëri. E vetmja mënyrë për ta bërë Berishën të dukej pak më mirë para audiencës shqiptare ishte pikërisht lehtësimi i hyrjes për një herë të vetme, me pretekstin se kjo i shërben interesit të sigurisë kombëtare të SHBA. Kjo do të thotë se takimi i tij me prokurorin e përgjithshëm Todd Blanche i shërbente pikërisht justifikimit të kësaj vize.
Se çfarë i ka thënë Berisha Todd Blanche që lidhet me sigurinë kombëtare të SHBA, as nuk mund të aludoj. Por, thellë thellë, mendoj se do të jetë një mashtrim i radhës, sepse cilido rast korrupsioni i radhës në Shqipëri apo në Ballkan nuk përbën aq interes për SHBA sa të mund të justifikojë këtë vizë hyrjeje për një herë të vetme.
Por kontrata prej $6 milionësh me Continental, si dhe gati $2 milionë për LaCivitën me pretekstin e fushatës zgjedhore, përbëjnë një shumë të madhe. Për krahasim, në vitet 2023 dhe 2024, Continental kishte të ardhura prej më pak se $1 milion në vit.
Pagesa prej $6 milionësh e Berishës është ndër më të lartat që kemi parë të regjistruara në FARA, sidomos kur vjen nga një person apo politikan i vetëm dhe jo nga qeveria e një shteti të caktuar.
Përkimi i vizitës së Berishës me aktivitetin e RNC, që nuk ishte një konventë zyrtare, por më shumë një aktivitet për mbledhje fondesh, nuk ishte i rastësishëm. Ka gjasa që kjo të jetë mundësuar nga LaCivita.
Lejimi i Berishës dhe Mediut në ‘Freedom Lounge’, që ishte zona përpara suitave, edhe pse ata nuk kishin akses në suita, është bërë pikërisht për t’u dhënë mundësinë të bënin foto me këdo që kalonte aty dhe mund të ndalonte.
Me gjithë këtë farsë dhe përpjekje për të mashtruar opinionin publik, duke blerë favore të tilla me miliona dollarë, sërish ardhja e ambasadorit të ri në Shqipëri dhe pritja e tij, ku Berisha nuk ishte i ftuar, konfirmojnë faktin se ai mbetet ‘non grata’,
