Sarandë/ Porsche Cayenne rrethohet nga policët, qytetari ngre dyshime për marrje ryshfeti

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 06.10.2026, 01:18

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania ngre dyshime për një rast të mundshëm ryshfeti gjatë një ndalimi rrugor në Sarandë.

Në pamje shihet një Porsche Cayenne e zezë, e ndaluar në anë të rrugës dhe e rrethuar nga disa efektivë të Policisë Rrugore.

Në një moment, drejtuesi i mjetit zgjat dorën nga dritarja dhe i kalon një kartëmonedhë efektivit që ndodhet pranë tij. Momenti është evidentuar edhe me një rreth të kuq në video.

Menjëherë pas shkëmbimit, efektivi largohet nga automjeti, ndërsa efektivët e tjerë vijojnë të qëndrojnë pranë mjetit dhe të komunikojnë me drejtuesin.

Në pamjet e dërguara nuk dallohet ndonjë fletë-gjobë apo procedurë tjetër formale që të shpjegojë kalimin e parave.

Qytetari që ka dërguar videon pretendon se bëhet fjalë për ryshfet dhe kërkon që rasti të verifikohet nga institucionet përgjegjëse.

Nga pamjet mund të shihet momenti i kalimit të kartëmonedhës, por rrethanat dhe qëllimi i këtij shkëmbimi mbeten për t’u sqaruar zyrtarisht.

JOQ Albania publikon pamjet dhe pret reagimin e institucioneve përgjegjëse për të sqaruar se çfarë ka ndodhur gjatë këtij kontrolli rrugor në Sarandë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit