web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Moti për ditën e sotme

6 Tetor 2026, 07:15, Sociale CNA

Moti për ditën e sotme

Gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit do të jetë në dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta, por në shtrirjen lindore vranësirat do të jenë disi më të dendura.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që në pjesën e dytë të ditës vranësirat gradualisht të shtrihen në pothuajse të gjithë vendin, por sërish nuk do të mund të gjenerojnë reshje në territor. Atmosfera do të mbetet stabile edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në orët e mëngjesit, por ulen në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 6°C temperatura më e ulët e shënuar në Pukë deri në 28°C vlera më e lartë, e cila do të regjistrohet në qarqet Shkodër dhe Berat.

Era do të fryjë e lehtë duke arritur shpejtësinë jo më shumë se 25 km/h nga drejtimi lindor. Kjo do të bëjë që brigjet detare të jenë pa dallgë./ CNA





Lajmet e fundit nga