Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ekonomisti dhe ish-ministri i Financave: Paratë tuaja i garanton banka dhe shteti! Mos u trembni, sulme spontane kibernetike do ketë përherë

Shkruar nga Newsbomb
Ekonomisti dhe ish-ministri i Financave: Paratë tuaja i garanton banka dhe
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj

Profesori i Ekonomisë dhe dikur ish-ministër i Financave, Arben Malaj u bën thirrje qytetarëve që të mos panikosen nga raportimet e fundit se depozitat e tyre në banka nuk janë më të sigurta për shkak të sulmeve kibernetike.

Ai thotë se depozitat në banka janë të garantuara me ligj, ku garanti i fundit është shteti shqiptar, dhe së dyti çdo panik krijon kosto që rëndojnë depozituesit, në vend që t'i mbrojë ata. Ndaj nuk ka vend për panik thotë Arben Malaj.

"Në kohën e sulmeve hibride risqet rriten. Por bankat janë ndër institucionet që investojnë më shumë dhe mbikëqyren më shumë për të pasur sisteme të sigurisë kibernetike sa më të avancuara.

Raste spontane të sulmeve kibernetike do të ketë përherë, por ato kurrë nuk mund të shërbejnë për të krijuar pasiguri dhe aq më pak panik", shkruan profesori. Si një njohës i mirë i fushës, ai u bën thirrje qytetarëve që të mos bien viktimë e njoftimeve që prodhojnë pasiguri dhe panik.

Reagimi vjen pas shqetësimeve për luhatje të balancës së depozitave në një bankë të nivelit të dytë, e cila më pas sqaroi se gjithçka kishte të bënte me një mirëmbajtje të sistemit teknik të bankës, dhe garantoi se vlerat ishin kthyer në normalitet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese