Tensione para Kuvendit të Kosovës/ Protestuesit përplasen dhunshëm me policinë, disa të arrestuar dhe të lënduar
Protesta në Prishtinë/ Deputetë të PDK-së dhe AAK-së dalin në shesh në mbështetje të protestue...
Protesta në Prishtinë/ Deputetë të PDK-së dhe AAK-së dalin në shesh në mbështetje të protestue...
128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Arrestoni Ramën! 5 Tetor, 19:07 ...
Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Edi Ramës dhe Vlora Hys...
Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, hyjnë nga hyrja anësore për shkak të protestës 5 Tetor, 15:22...
Projekt-rregullorja parashikon që bankat dhe institucionet financiare të pagesave nuk mund të aplikojnë tarifa të ndryshme për klientët e tyre me ato që aplikohen për transfertat në sistemet ekzistuese AECH dhe AIP Euro. Kjo do të thotë që transfertat në Lekë nëpërmjet sistemit të pagesave të mënjëhershme do të jenë pa komision deri në vlerën e 40 mijë lekëve.
Banka e Shqipërisë ka përgatitur projekt-rregulloren për funksionin e sistemit të pagesave të menjëhershme. Projekt-rregullorja parashikon që bankat dhe institucionet financiare të pagesave nuk mund të aplikojnë tarifa të ndryshme për klientët e tyre me ato që aplikohen për transfertat në sistemet ekzistuese AECH dhe AIP Euro. Kjo do të thotë që transfertat në Lekë nëpërmjet sistemit të pagesave të mënjëhershme do të jenë pa komision deri në vlerën e 40 mijë lekëve.
Çmimi i komisioneve të aplikuara nga institucionet financiare për klientët e tyre, për të gjitha urdhërpagesat në nisje nëpërmjet AECH me vlerë nga 40 mijë lekë deri në 1 milion lekë, nuk duhet të jetë më i lartë se 100 lekë. Për transfertat e kryera nëpërmjet internet banking, komisioni maksimal për transfertat deri në 1 milionë lekë nuk mund të jetë më i lartë se 50 lekë.
Për të nxitur aplikimin e çmimeve sa më të ulëta, Banka e Shqipërisë do të aplikojë komisione simbolike për bankat dhe institucionet financiare. Për transaksionet deri në 40 mijë lekë, ato nuk do t’i paguajnë komision Bankës së Shqipërisë, ndërsa për pagesat mbi 40 mijë lekë, qoftë në Lekë apo në Euro, çdo transaksion do të ketë një komision prej 1 lekësh.
Sistemi i pagesave të menjëhershme do të mundësojë kryerjen e transfertave pothuajse në kohë reale për transaksione deri në vlerën e 500 mijë lekëve ose 5000 eurove. Rregullorja parashikon që koha maksimale për finalizimin e plotë të transfertave do të jetë 10 sekonda.
Kjo do të sjellë një përshpejtim shumë të madh krahasuar me kohën që mundësojnë sistemet aktuale të pagesave. Një transfertë e nisur nga një institucion financiar drejt një tjetri brenda vendit kërkon minimalisht disa orë pune për t’u finalizuar. Ndërkohë, transfertat që nisen pas orës 13.45 finalizohen vetëm në ditën pasardhëse të punës.
Sistemi i pagesave të menjëhershme do të operojë në mënyrë të pandërprerë 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë. Megjithatë, transferimet e fondeve për qëllime të nevojave për shtim ose pakësim të likuiditetit në llogaritë e pagesave të menjëhershme të pjesëmarrësve direktë në sistem mund të realizohen vetëm gjatë ditëve dhe orareve të operimit të sistemeve AIPS dhe AIPS EURO.
Në ndryshimet e përgatitur në rregulloret për sistemet e pagesave, Banka e Shqipërisë ka përcaktuar se, përveç Bankës së Shqipërisë dhe bankave tregtare, pjesëmarrës direktë në sisteme të jenë edhe operatorët e shërbimeve të pagesave jo-banka. Në këtë kategori përfshihen institucionet e pagesave ose institucionet e parasë elektronike. Kjo do të thotë se këto institucione do të kenë akses direkt në sistemet kombëtare të pagesave dhe do të ofrojë shërbimin për klientët e tyre me të njëjtat mundësi si bankat tregtare.
Pjesëmarrja direkte në sistemet e pagesave është një kërkesë e hershme e institucioneve financiare të pagesave, sidomos pas miratimit të ligjit të ri “Për shërbimet e pagesave”, që transpozoi Direktivën Europiane të Pagesave PSD 2./Monitor
foto ilustruese KOSOVË- Mërgimtarët kanë dërguar në Kosovë 984.1 milionë euro vetëm gjatë tetë muajv...
foto ilustruese TIRANË- Administrata tatimore ka njoftuar se bizneset kanë edhe 57 ditë afat për të paraqitur aktin e heqjes dor&e...
TIRANË- Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare u rrit më tej në ankandin e kësaj jave dhe arriti nivelin më të lartë n&e...
foto ilustruese Dita e sotme pritet të karakterizohet nga një mot i qëndrueshëm në të gjithë vendin, ndërsa nuk par...
Pamje PRISHTINA- Autoritetet në Kosovë kanë arrestuar nipin e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Bëhet me ...
Sot, në 5 tetor, universitetet në vend nisën vitin e ri akademik 2026-2027, pavarësisht thirrjeve për bojkot që u shpërndan...
Pamje PRISHTINA- Situata është tensionuar sërish para Kuvendit të Kosovës, ndërsa policia po bën përpjekje t&rsquo...
Foto ilustruse PEQIN- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar pas aksidentit tragjik i cili ndodhi pak orë më parë në aksi...
Foto ilustruse TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranë...
Foto ilustruse AUSTRI- Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për përfshirje në një grup që...