Njihuni me parashikimin e motit për sot
Dita e sotme pritet të karakterizohet nga një mot i qëndrueshëm në të gjithë vendin, ndërsa nuk parashikohen reshje sh...
Dita e sotme pritet të karakterizohet nga një mot i qëndrueshëm në të gjithë vendin, ndërsa nuk parashikohen reshje sh...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur projekt-rregulloren për funksionin e sistemit të pagesave të menjëhershme. Projekt-rregul...
Dashi Nuk duhet të merrni ndonjë iniciativë. Ju madje mund të dëshironi një pozicion varësie, kur të tjerët t&eu...
Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorit të çështjes, sot, më 5.10.2026 arrestuan n&eu...
SPAK dhe BKH kanë zhvilluar një aksion në Elbasan gjatë ditës së sotme. Mësohet se është shoqëruar në ko...
Avokatja e njohur Adrian Kalaja ka paralajmëruar se neser do të depozitojë sërish dokumente në SPAK. Kësaj herë, Kalaja, k...
Një kapitull i rëndësishëm mbyllet për Valon Berishën dhe Përfaqësuesen e Kosovës. Mesfushori i dha sot lamtumir&...
Përshkallëzohet tensioni/ Kievi nën sulm me 205 dronë, Estonia forcon kufirin me Rusinë Rusia ka lëshuar 205 dronë kund&eum...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar se një protestë rinore dhe qytetare, pa simbole politike, pritet të zhvill...
Një barkod i vendosur në Kalanë e Libohovës, i cili duhej t’u ofronte vizitorëve informacion mbi monumentin, i orientonte ata d...

Gjashtë bashkime kompanish janë kualifikuar për të vijuar në fazën e dytë të garës së Korporatës së Investimeve Shqiptare për projektet “Korpusi i Institucioneve të Pavarura” dhe “Qendra për Zhvillimin Multifunksional, Tiranë”, një zhvillim që përfshin edhe zonën e ish-Fushës së Aviacionit.
Korporata e Investimeve Shqiptare (KISH) publikoi së fundmi rezultatet e fazës së parë të procedurës konkurruese, gjatë së cilës u vlerësuan dokumentacioni i kandidatëve dhe projekt-idetë paraprake arkitekturore.
Sipas njoftimit, të gjashtë aplikantët që morën pjesë janë kualifikuar për fazën pasuese.
Në garë vijon AGIKONS, me nënkontraktorë të specializuar ZHA Architects Limited dhe AEI Progetti; bashkimi ALBA BETON dhe GRUPPO KONI, me Luca Dini dhe X-Plan Studio; si dhe BAMI HOLDING, që ka në ekip Sou Fujimoto Atelier Paris, tharm architects, Arup, Aspect Studio, Ardian Pepa, Atelier 10 dhe RLB Rider Levett Bucknall UK Limited.
Janë kualifikuar gjithashtu bashkimi EACOM DOOEL dhe MANGERA YVARS ARCHITECTS, FARE BAU ALBANIA, me CHYBIK+KRISTOF dhe partnerë të tjerë të specializuar, si dhe MATRIX KONSTRUKTION Albania, me Studio B&L.
Tre prej kandidatëve kalojnë në fazën tjetër me kusht. MATRIX KONSTRUKTION duhet të plotësojë informacionin për eksperiencën e ngjashme dhe dokumentacionin financiar.
Bashkimi ALBA BETON-GRUPPO KONI duhet të paraqesë dokumentin që provon depozitimin e pasqyrave financiare të GRUPPO KONI për vitin 2025, ndërsa FARE BAU ALBANIA duhet të dorëzojë raportet e certifikimit ose auditimit për pasqyrat financiare të viteve 2023 dhe 2025.
Pas përfundimit të afatit të ankimimit, KISH do t’u dërgojë kandidatëve të kualifikuar Ftesën për Propozim, që hap fazën e dytë të konkurrimit.
Projekti i Korpusit të Institucioneve të Pavarura
Kontrata lidhet me projektimin dhe zhvillimin përmes sipërmarrjes të një objekti multifunksional në Njësinë Administrative nr. 7, në zonën urbane të ish-Fushës së Aviacionit në Tiranë.
Projekti parashikon gjithashtu ndërtimin e Korpusit të Institucioneve të Pavarura, ku është planifikuar të akomodohen ndër të tjera INSTAT, Avokati i Popullit, Autoriteti i Konkurrencës, Komisioni i Prokurimit Publik, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.
Pjesë e zhvillimit është edhe Qendra për Zhvillimin Multifunksional në zonën e ish-Fushës së Aviacionit, ku parashikohen një klinikë shëndetësore, një palestër dhe hapësira me funksione komerciale e rezidenciale.
Procedura zhvillohet në dy faza. Pas kualifikimit të kandidatëve, në fazën e dytë pritet dorëzimi i projekteve të plota arkitekturore dhe ofertave financiare.
Sipas dokumentacionit të procedurës, zhvillimi multifunksional mund të arrijë në rreth 50 mijë metra katrorë, ndërsa oferta parashikon që të paktën 35% e sipërfaqes së zhvillimit t’i kalojë Korporatës së Investimeve Shqiptare./ Monitor
Banka e Shqipërisë ka përgatitur projekt-rregulloren për funksionin e sistemit të pagesave të menjëhershme. Projekt-rregul...
Era e fortë e kanabisit ka çuar policinë gjermane në zbulimin e një plantacioni të madh të kultivimit të drogës n...
Vijon tubimi i qytetarëve edhe sot në ditën e 128 kundër qeverisë. Protestuesit kanë shkuar përpara Komisariatit numër ...
Policia ka dalë në një njoftim zyrtar pas aksidentit tragjik i cili ndodhi pak orë më parë në aksin rrugor “Elbasan-Peq...
Protstuesit kanë lënë edhe ditën e sotme një mesazh të shkruar në bulevardin para Kryeministrisë. Këtë her&eu...
Ka nisur në Durrës zbatimi i skemës së re të parkimit me pagesë në disa prej rrugëve të qytetit dhe në tre she...
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:20, në aksin kombëtar Peqin–El...
Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka vënë në qendër të vëmendjes shefin e Komisariat...
Me një makinë të vogël të marrë me qira, ai i preu rrugën një automjeti civil të karabinierëve që po l&eu...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:20, në aksin kombëtar Peqin–Elb...