Mister në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare: murtajë apo pneumoni me shkak të panjohur?

Një laborante 28-vjeçare ka vdekur në Siberi pasi u shtrua me probleme të rënda pulmonare, duke nxitur shqetësim për shkak të punës së saj në Institutin e Kërkimeve Kundër Murtajës në Irkutsk.

Gruaja, e identifikuar nga mediat ruse si Daria Sipilova, u dërgua në spitalin rajonal të Shelekhovit më 29 shtator. Gjendja e saj u përkeqësua dhe ajo u intubua, ndërsa në orët e para të 2 tetorit ndërroi jetë.

Të lidhura

None found

Pas vdekjes, rreth 200 persona që mund të kenë pasur kontakte me të u vendosën nën vëzhgim mjekësor. Në zonë u ndërmorën gjithashtu masa epidemiologjike, ndërsa spitali ku ajo humbi jetën u përfshi në procedurat e karantinës.

Rasti u shoqërua me raportime se Sipilova mund të ishte prekur nga murtaja pneumonike. Disa media dhe kanale në Telegram pretenduan se gjatë punës në laborator ishte thyer një epruvetë me bakterin Yersinia pestis, shkaktari i murtajës, por ky version nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Rospotrebnadzor, institucioni rus përgjegjës për mbrojtjen e konsumatorit dhe shëndetin publik, bëri të ditur se diagnoza ishte “pneumoni me etiologji të paspecifikuar”. Analizat e kryera në materialet biologjike të pacientes nuk evidentuan mikroorganizma që lidhen me aktivitetin e saj profesional.

Sipas të njëjtit institucion, gjatë punës me patogjenë në laborator nuk është regjistruar asnjë incident. Autoritetet kanë mohuar kështu pretendimet për një aksident laboratorik dhe për infektim me murtajë pneumonike.

Sipilova ishte pjesë e Institutit të Kërkimeve Kundër Murtajës në Siberi dhe Lindjen e Largët, qendër e specializuar për studimin dhe monitorimin e kësaj sëmundjeje.

Ndërsa rreth 200 persona vijojnë të jenë nën mbikëqyrje, autoritetet ruse deklarojnë se situata epidemiologjike në rajon mbetet e qëndrueshme. Deri tani, nuk është konfirmuar asnjë rast tjetër i murtajës.

Kreu i Rospotrebnadzor, Anna Popova, udhëtoi drejt Siberisë për të zhvilluar një takim urgjent me drejtuesit lokalë dhe komisionin sanitaro-epidemiologjik.

Murtaja pneumonike mund të përhapet nga një person te tjetri përmes pikave të frymëmarrjes. Megjithatë, deri në këtë moment nuk ka prova zyrtare se një transmetim i tillë ka ndodhur në rastin e Irkutskut.

Sipas Reuters, Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideron aktualisht të ulët rrezikun për shëndetin publik. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur gjurmimin e të gjithë personave që kanë pasur kontakt me laboranten.

Mungesa e një konfirmimi zyrtar për murtajën, në kushtet kur rreth 200 persona janë nën vëzhgim, ka nxitur spekulime në mediat ruse dhe në rrjetet sociale.

Për momentin, vëmendja është përqendruar te mundësia e shfaqjes së rasteve të tjera. Autoritetet ruse këmbëngulin se nuk ka raste të reja të murtajës dhe se situata është nën kontroll.


Shtuar më 6.10.2026 07:51

Quantcast
sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmatbetbullbahisjojobet girişcasinoroyalMadridbet girişMadridbetholiganbet girişjojobetmadridbet girişMadridbetholiganbet girişbahsegelMadridbetKralbetjojobetjojobetsekabetjojobet girişmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlebahsegelbahsegel girişdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusudeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusumarsbahis