Gjatë natës, Moska ishte shënjestra e një sulmi jashtëzakonisht të gjerë ukrainas që përfshinte 650 dronë, duke shkaktuar të paktën dy viktima në periferi të kryeqytetit rus, sipas autoriteteve lokale.

"Shumica e dronëve u rrëzuan nga mbrojtjet kundërajrore" - përfshirë 105 të interceptuar ndërsa i afroheshin kryeqytetit - tha kryetari i bashkisë së Moskës Sergei Sobyanin.

Sipas agjencisë shtetërore e lajmeve Tass, ky është sulmi i dytë më i madh ndaj Moskës - i regjistruar në muajt e fundit, një periudhë e shënuar nga intensifikimi i sulmeve reciproke midis Ukrainës dhe Rusisë.

Lajm në përditësim…