Moti sot, vranësirat në rritje, çfarë ndodh me temperaturat
Paraditja do të nisë me mot të kthjellët dhe vranësira të pakta në pjesën më të madhe të territorit. Në zonat lindore, vranësirat do të jenë më të dendura, ndërsa reshjet do të mungojnë.
Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të shtohen gradualisht dhe do të shtrihen në pothuajse të gjithë vendin. Megjithatë, ato nuk pritet të shoqërohen me reshje, ndërsa edhe gjatë natës atmosfera do të mbetet e qëndrueshme.
Sa i përket temperaturave, vlerat do të pësojnë luhatje gjatë ditës. Temperaturat minimale do të zbresin deri në 6°C në Pukë, ndërsa maksimalet do të arrijnë në 28°C në qarqet Shkodër dhe Berat.
Era do të jetë e lehtë, me shpejtësi deri në 25 km/h dhe do të fryjë kryesisht nga drejtimi lindor. Për pasojë, brigjet detare pritet të karakterizohen nga det i qetë dhe dallgëzim i ulët.




