"Në pjesën më të madhe të territorit...", moti sot, 6 tetor 2026

Aktualitet

"Në pjesën më të madhe të territorit...",
Moti këtë të martë, do të paraqitet kryesisht i qëndrueshëm në pjesën më të madhe të territorit të vendit.

Dita do të nisë me kthjellime, ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites do të ketë vranësira të përkohshme, të cilat nuk pritet të sjellin ndryshime të rëndësishme në kushtet atmosferike.

Në Tiranë, temperaturat minimale gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit do të luhaten nga 13 deri në 14 gradë Celsius. Gjatë ditës temperaturat do të rriten, ndërsa vlerat maksimale pritet të arrijnë në 26-27 gradë Celsius.

ME TE LEXUARAT