Trump autorizon pushkatimin e ish-psikiatrit të dënuar për masakrën në Fort Hood, ekzekutimi i parë ushtarak pas 65 vitesh

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dhënë miratimin për ekzekutimin me pushkatim të Nidal Malik Hassan, ish-psikiatrit të Ushtrisë Amerikane që u dënua me vdekje për masakrën e vitit 2009 në bazën Fort Hood, në Teksas.

Të lidhura

None found

Sean Parnell, zëdhënës i Pentagonit, bëri të ditur se Sekretari i Luftës, Pete Hegseth, kishte propozuar që dënimi të zbatohej nga një skuadër pushkatimi e Ushtrisë Amerikane. Propozimi është miratuar më pas nga Trump.

Autoritetet nuk kanë njoftuar ende datën dhe vendin ku do të kryhet ekzekutimi. Rregullat ushtarake parashikojnë që ai të zhvillohet jo më herët se 60 ditë dhe jo më vonë se 150 ditë pas autorizimit nga presidenti.

Masakra në Fort Hood

Më 5 nëntor 2009, Nidal Malik Hassan qëlloi me armë brenda bazës ushtarake Fort Hood në Teksas. Nga sulmi humbën jetën 13 persona, mes tyre 12 ushtarë dhe një civil, ndërsa 32 të tjerë u plagosën.

Hassan ishte në atë kohë pjesë e Ushtrisë Amerikane si psikiatër. Ai kishte kundërshtuar luftërat e Shteteve të Bashkuara në Afganistan dhe Irak, duke i cilësuar ato si të paligjshme. Gjatë të shtënave u plagos dhe mbeti pjesërisht i paralizuar. Në vitin 2013, gjykata ushtarake e shpalli fajtor dhe e dënoi me vdekje.

Ekzekutimi i parë ushtarak që nga viti 1961

Zbatimi i këtij dënimi do të shënonte ekzekutimin e parë të kryer nga ushtria amerikane që prej vitit 1961.

Ushtari John Bennett u ekzekutua atë vit, pasi ishte dënuar për përdhunimin dhe tentativën për vrasjen e një vajze 11-vjeçare në Austri.

Gjatë muajve të fundit, Ushtria Amerikane ka punuar për të qenë e gatshme për një rikthim të mundshëm të ekzekutimeve, duke përgatitur procedurat që do të zbatohen pas miratimit presidencial.


Shtuar më 6.10.2026 08:09

Quantcast
sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmatbetbullbahisjojobet girişcasinoroyalMadridbet girişMadridbetholiganbet girişjojobetmadridbet girişMadridbetholiganbet girişbahsegelMadridbetKralbetjojobetjojobetsekabetjojobet girişmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlebahsegelbahsegel girişdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusudeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusumarsbahis