Punimet për rikonstruksionin e Pallatit të Sportit “Tamara Nikolla” në Korçë po vijojnë me ritëm me synimin për t’i dhënë qytetit një hapësirë sportive moderne dhe funksionale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama shprehet Pallati i Sportit ‘Tamara Nikolla’ do të jetë i denjë për të mirëpritur edhe aktivitete të nivelit ndërkombëtar.
“Mirëmëngjes dhe nga kantieri i Pallatit të Sportit “Tamara Nikolla” në Korçë, ku puna vijon për t’i dhënë qytetit një hapësirë sportive moderne e të denjë edhe për aktivitete ndërkombëtare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.











Komente
Komento