Trump: SHBA largoi bombarduesit nga baza RAF Fairford për shkak të kërcënimeve

Trump: SHBA largoi bombarduesit nga baza RAF Fairford për shkak të kërcënimeve

08:10, 06/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë tërhequr bombarduesit e tyre nga baza ajrore britanike RAF Fairford për shkak të “disa kërcënimeve” ndaj bazës.

Pentagoni konfirmoi të dielën se bombarduesit amerikanë, që besohet të kenë qenë rreth 12 avionë B-1, janë larguar nga RAF Fairford dhe janë rikthyer në bazat e tyre në Shtetet e Bashkuara.

Duke folur për gazetarët të hënën, teksa po nisej drejt Nebraskës, Trump tha se SHBA-ja kishte marrë dijeni për një “kërcënim”, çka kishte çuar në vendimin për zhvendosjen e bombarduesve.

“Ne e dinim se kishte një kërcënim”, u shpreh Trump, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi natyrën e kërcënimit apo burimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco