Sulm masiv me 650 dronë ndaj Moskës, vrit'et 20-vjeçar
Moska ishte shënjestra e një sulmi jashtëzakonisht të gjerë ukrainas që përfshinte 650 dronë, duke shkaktuar të paktën një viktimë (20 vjeç) në periferi të kryeqytetit rus, sipas autoriteteve lokale.
Gjatë natës, Moska ishte shënjestra e një sulmi jashtëzakonisht të gjerë ukrainas që përfshinte 650 dronë, duke shkaktuar të paktën një viktimë (20 vjeç) në periferi të kryeqytetit rus, sipas autoriteteve lokale.
"Shumica e dronëve u rrëzuan nga mbrojtjet kundërajrore" - përfshirë 105 të interceptuar ndërsa i afroheshin kryeqytetit - tha kryetari i bashkisë së Moskës Sergei Sobyanin.
Sipas agjencisë shtetërore e lajmeve Tass, ky është sulmi i dytë më i madh ndaj Moskës - i regjistruar në muajt e fundit, një periudhë e shënuar nga intensifikimi i sulmeve reciproke midis Ukrainës dhe Rusisë.


