E martë, 6 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Grabitje në Zvicër, pronari shqiptar përleshet me autorin serb për të shpëtuar vajzën: Thika ishte vetëm 50 cm larg kokës së saj

Një grabitje e armatosur ka tronditur një piceri në Villmergen të kantonit Aargau në Zvicër, ku një shqiptar u përlesh me grabitësin për të mbrojtur vajzën e tij, e cila ndodhej brenda lokalit.

Ngjarja ndodhi të dielën në mbrëmje, kur një person i maskuar hyri në piceri dhe, nën kërcënimin e një thike, kërkoi paratë. Pronari i lokalit, Zelal Selimi, ndodhej jashtë kur kuptoi se vajza e tij po kërcënohej dhe ndërhyri menjëherë.

Reklamë

VIDEO- shqiptari në Zvicër

Sipas dëshmisë së tij për një televizion lokal, thika ishte vetëm pak centimetra larg kokës së vajzës, e cila kishte nisur të bërtiste për ndihmë. Selimi arriti t’i kapte dorën grabitësit, t’ia përdredhte krahun pas shpine dhe t’i merrte thikën. Më pas e ndoqi autorin jashtë picerisë.

“Hyra ngadalë brenda dhe ndërhyra për të kapur thikën, që ai të mos e vriste vajzën time. Jemi të tronditur, ishte shumë e frikshm”, ka treguar Selimi për një televizion lokal.

Grabitësi tentoi të largohej me një skuter elektrik, por u ndalua pak më vonë nga një polic që nuk ishte në detyrë. Policia Kantonale e Aargaut bëri të ditur se i arrestuari është një 36-vjeçar me shtetësi serbe nga rajoni. Gjatë përleshjes, Selimi pësoi lëndime të lehta në të dyja duart.

Autoritetet zvicerane kanë nisur hetimet për ngjarjen dhe po verifikojnë nëse 36-vjeçari mund të ketë lidhje me një tjetër grabitje të armatosur të ndodhur pak ditë më parë në një furrë buke në zonë, ku gjithashtu ishte përdorur një thikë. Familja shqiptare, ndërkohë, ka deklaruar se ngjarja ka qenë tejet e frikshme dhe se ndërhyrja e babait ishte vendimtare për shmangien e një tragjedie.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.