Rrëzohet avioni ushtarak në Nigeri, 32 vikt'ima, asnjë i mbijetuar

Një avion ushtarak nigerian është rrëzuar në shtetin Ondo, në jugperëndim të Nigerisë, duke shkaktuar vdekjen e 32 personave që ndodheshin në bord.
Avioni ATR-42 i Forcave Ajrore Nigeriane po kryente një mision rutinë nga Benin City drejt Lagos, kur kontrollorët e trafikut ajror humbën kontaktin me të në orën 08:13 GMT.
Ministri i Aviacionit, Festus Keyamo, konfirmoi aksidentin, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën më vonë mbetjet e avionit pranë qytetit bregdetar të Igbokodës, në shtetin Ondo.
Presidenti i Nigerisë, Bola Tinubu, shprehu “trishtim të thellë” për ngjarjen dhe u përcolli ngushëllimet familjeve të viktimave.
“E kam udhëzuar Forcën Ajrore Nigeriane të nisë menjëherë një hetim të plotë mbi shkakun e rrëzimit, për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen”, deklaroi Tinubu.
Aksidenti konsiderohet një nga katastrofat ajrore më vdekjeprurëse në Nigeri gjatë viteve të fundit. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit.

