• Kontakt
Tuesday, October 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjermani/ Si do të dukej tregu i punës pa emigrantët?

08:54 : 06/10/2026
në BOTA

Si do të dukej tregu i punës në Gjermani nëse emigrantët do të largoheshin? Përgjigja është e thjeshtë: nëse s’do të ishin emigrantët një ndër katër vende pune do të mbetej bosh. Herbert Brücker, ekspert ekonomie, thotë: “Kjo do të ishte një katastrofë. 60% e rritjes ekonomike në dekadën e fundit mund t’u atribuohet emigrantëve.”

Punëtorët e huaj plotësojnë mungesat në sektorë me rëndësi jetike si transporti dhe mjekësia. Këto janë vendet e punës që Gjermania e ka të vështirë t’i plotësojë. “Në sektorët me rëndësi për sistemin shoqëror, pagat janë relativisht të ulëta, por këta sektorë janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për ekonominë tonë.” – thotë Brücker.

Degët më në rrezik

Industria e hoteleri-turizmit do të goditej më rëndë nga të tjerat. Edhe sa i përket sektorit të logjistikës, pothuajse gjysma e shoferëve të transportit të mallrave në Gjermani kanë prejardhje migracioni. Ashtu siç ndodh me më shumë se gjysmën e vendeve të punës në sektorin e ndërtimit.  Herbert Brücker thotë se “nëse nuk ka njerëz në logjistikë, asgjë nuk do të funksionojë.”

Në të gjithë Gjermaninë, 27% e të punësuarve kanë prejardhje migracioni, që do të thotë se ata vetë, ose të dy prindërit e tyre kanë emigruar në Gjermani pas vitit 1950. Pa ata një nga katër vende pune do të mbetej bosh. Dhe fuqia punëtore e Gjermanisë po tkurret. Sot në tregun gjerman të punës punojnë rreth 45,4 milionë vetë.

Lexo edhe:

Plantacion me kanabis në Gjermani, arrestohen dy shqiptarët

Dy persona humbin jetën pasi një avion rrëzohet në Gjermani

Nëse gjatë viteve të ardhshme s’do të vinin punëtorë të huaj, kjo shifër deri në vitin 2040 do të binte me 10%, në 41,9 milionë vetë.

Plakja e popullsisë dhe pensionet

Dhe në Gjermani pritet që një valë fuqie punëtore do të dalë në pension. Sipas përllogaritjeve deri në vitin 2040, do të arrijnë moshën e pensionit 13,3 milionë vetë.

“Për ta kompensuar këtë, nevojitet një ofertë në rritje për fuqi punëtore në Gjermani. Unë do të preferoja një migrim neto prej 500.000 vetësh në vit. Për momentin, shifra është midis 235.000 dhe 250.000.” – thotë eksperti i ekonomisë Herbert Brücker.

Ekziston gjithashtu çështja se si të sigurohet vazhdimësia e ardhjes së emigrantëve, ndërkohë që studimet paralajmërojnë se politikat më të rrepta të migracionit i dekurajojnë punëtorët e huaj.

“Sipas vlerësimit tim të bazuar në fakte, ne do t’i ndryshojmë rregullat, sepse jemi të detyruar ta bëjmë këtë. Kur një e treta e fuqisë suaj punëtore përbëhet nga emigrantë, pa ta nuk mund të vazhdohet.” thotë Herbert Brücker. /DW

Etiketa: emigranteGjermanitreg pune

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Plantacion me kanabis në Gjermani, arrestohen dy shqiptarët

22:24 : 05/10/2026
BOTA

Dy persona humbin jetën pasi një avion rrëzohet në Gjermani

16:59 : 04/10/2026
AKTUALITET

Transportonte 7 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan

11:16 : 04/10/2026
BOTA

Gjermani/ Dallimet mes Lindjes dhe Perëndimit

11:32 : 02/10/2026
BOTA

Gjurmë ruse dhe serbe në planin për sulm në Gjermani

10:15 : 02/10/2026
BOTA

Polonia zgjat kontrollet kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë

13:08 : 01/10/2026

TË GJITHA

Gjermani/ Si do të dukej tregu i punës pa emigrantët?

08:54 : 06/10/2026

Ditë vendimtare për Kosovën, çfarë ndodh nëse nuk e zgjedh sot Presidentin

08:41 : 06/10/2026

Këmbimi valutor 6 tetor 2026

08:23 : 06/10/2026

Parku Rinia nën hijen e kullës, kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës

08:12 : 06/10/2026

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:05 : 06/10/2026

Vizitoi Shqipërinë në shtator/ I dërguari i Trump, Paolo Zampolli akuzohet për drogimin dhe përdhu*im

08:00 : 06/10/2026

Horoskopi, 6 tetor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 05/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com