BOTA /

Ditë vendimtare në Kosovë, vendi shkon sërish në votime nëse nuk zgjidhet presidenti

Aktualisht detyrën e presidentes e ushtron Albulena Haxhiu e cila është njëkohësisht kryeparlamentare.

Shkruar nga Versus
Ditë vendimtare në Kosovë, vendi shkon sërish në votime
Kuvendi i Kosovës

Kosova ka hyrë më 6 tetor në ditën e fundit për zgjedhjen e presidentit të ri - një afat që, rrjedhimisht, mund të përcaktojë edhe fatin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Kuvendi ka kohë vetëm deri në fund të ditës për ta zgjedhur presidentin.

Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e tij ka nisur më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor.

Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja parlamentare brenda 45 ditësh.

Kjo do të nënkuptonte edhe fundin e mandatit të kësaj përbërjeje të Kuvendit dhe, rrjedhimisht, pamundësinë që ajo ta përfundojë votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Versus.al

 

Poll