Tensione para Kuvendit të Kosovës/ Protestuesit përplasen dhunshëm me policinë, disa të arrestuar dhe të lënduar
Protesta në Prishtinë/ Deputetë të PDK-së dhe AAK-së dalin në shesh në mbështetje të protestue...
Protesta në Prishtinë/ Deputetë të PDK-së dhe AAK-së dalin në shesh në mbështetje të protestue...
128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Arrestoni Ramën! 5 Tetor, 19:07 ...
Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Edi Ramës dhe Vlora Hys...
Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, hyjnë nga hyrja anësore për shkak të protestës 5 Tetor, 15:22...
Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi të dielën në mbrëmje, ku një person i maskuar hyri në piceri dhe duke kërcënuar me thikë, kërkoi paratë.
ZVICËR- Një grabitje e armatosur në një piceri në Villmergen, në kantonin Aargau të Zvicrës, për pak sa nuk përfundoi në tragjedi. Pronari i lokalit me origjinë shqiptare u përball me një grabitës të maskuar pasi kuptoi se vajza e tij po kërcënohej me thikë. Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi të dielën në mbrëmje, ku një person i maskuar hyri në piceri dhe duke kërcënuar me thikë, kërkoi paratë.
Në atë moment, pronari i lokalit, Zelal Selimi, ndodhej jashtë, por kuptoi se brenda po ndodhte një grabitje dhe se në rrezik ishte vajza e tij. Selimi tregoi për një televizion lokal se hyri me kujdes në ambientet e picerisë dhe u përpoq të neutralizonte situatën. Sipas dëshmisë së shqiptarit, thika ndodhej vetëm rreth 40 deri në 50 centimetra larg kokës së vajzës, e cila ishte e tmerruar dhe kishte nisur të bërtiste.
“Hyra ngadalë brenda dhe ndërhyra për t’i kapur thikën, që të mos e vriste vajzën time”, rrëfeu ai.
Babai u përlesh me grabitësin dhe arriti t’ia marrë armën e ftohtë nga dora. Pas kësaj, autori doli me shpejtësi nga piceria, ndërsa Selimi e ndoqi jashtë lokalit. Grabitësi tentoi të largohej me një skuter elektrik, por arratisja nuk zgjati shumë. Ai u ndalua pak më vonë nga një polic jashtë shërbimit.
Sipas Policisë Kantonale të Aargaut, i arrestuari është një 36-vjeçar me shtetësi serbe, me banim në rajon. Përplasja me grabitësin i shkaktoi Selimit dëmtime të lehta në të dyja duart. Shqiptari ka deklaruar gjithashtu se ai dhe familja e tij kanë mbetur të tronditur nga ajo që përjetuan.
“Jemi të tronditur. Ishte shumë e frikshme”, deklaroi ai.
Edhe vajza e Selimit e cilësoi ndërhyrjen e të atit si vendimtare. Sipas saj, reagimi i shpejtë i babait ka parandaluar një përfundim tragjik. Ndërkohë, autoritetet zvicerane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Në fokus është edhe mundësia që 36-vjeçari të jetë i lidhur me një tjetër grabitje të ndodhur disa ditë më parë në një furrë buke në zonë. Edhe në atë rast, autori dyshohet se kishte përdorur një thikë për të kërcënuar punonjësit dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes./Dosja.al
foto ilustruese Banka e Shqipërisë ka përgatitur projekt-rregulloren për funksionin e sistemit të pagesave të menjëhersh...
foto ilustruese KOSOVË- Mërgimtarët kanë dërguar në Kosovë 984.1 milionë euro vetëm gjatë tetë muajv...
foto ilustruese TIRANË- Administrata tatimore ka njoftuar se bizneset kanë edhe 57 ditë afat për të paraqitur aktin e heqjes dor&e...
TIRANË- Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare u rrit më tej në ankandin e kësaj jave dhe arriti nivelin më të lartë n&e...
foto ilustruese Dita e sotme pritet të karakterizohet nga një mot i qëndrueshëm në të gjithë vendin, ndërsa nuk par...
Pamje PRISHTINA- Autoritetet në Kosovë kanë arrestuar nipin e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Bëhet me ...
Sot, në 5 tetor, universitetet në vend nisën vitin e ri akademik 2026-2027, pavarësisht thirrjeve për bojkot që u shpërndan...
Pamje PRISHTINA- Situata është tensionuar sërish para Kuvendit të Kosovës, ndërsa policia po bën përpjekje t&rsquo...
Foto ilustruse PEQIN- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar pas aksidentit tragjik i cili ndodhi pak orë më parë në aksi...
Foto ilustruse TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranë...