Mancini i sinqertë: Prisja 7 pikë në 4 ndeshje, lojtarët janë të lirë

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka komentuar paraqitjen e skuadrës së tij pas fitores 3-1 ndaj Turqisë. Në një prononcim për SportMediaset, tekniku italian u shpreh i kënaqur me ekipin, por theksoi se lojtarët duhet të luajnë më të çliruar.

“Besoj se lojtarët janë mjaftueshëm të lirë. Ata duhet të luajnë futboll. Këtë gjë e bëjmë që kur jemi fëmijë dhe kur zbresim në fushë duhet të jetë kështu. Cilësitë janë aty, thjesht duhet të përmirësohemi si skuadër”, deklaroi Mancini.

I pyetur se çfarë priste nga Italia në këtë fazë, trajneri dha një përgjigje të drejtpërdrejtë: “Prisja të merrnim shtatë pikë në katër ndeshje”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket garës për kualifikimin dhe asaj që pritet të ndodhë në nëntor, Mancini e shoqëroi përgjigjen me humor, duke theksuar se sfida vendimtare do të jetë në Belgjikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Do të luajmë për kualifikimin në Belgjikë, kjo është e sigurt, është matematikë”, tha ai duke qeshur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?