Tensione para Kuvendit të Kosovës/ Protestuesit përplasen dhunshëm me policinë, disa të arrestuar dhe të lënduar
Protesta në Prishtinë/ Deputetë të PDK-së dhe AAK-së dalin në shesh në mbështetje të protestue...
Protesta në Prishtinë/ Deputetë të PDK-së dhe AAK-së dalin në shesh në mbështetje të protestue...
128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Arrestoni Ramën! 5 Tetor, 19:07 ...
Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Edi Ramës dhe Vlora Hys...
Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, hyjnë nga hyrja anësore për shkak të protestës 5 Tetor, 15:22...
Për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv dhe për lehtësimin e qarkullimit të automjeteve në Tiranë, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes do të ketë kufizime të qarkullimit në disa prej akseve pranë stadiumit.
TIRANË- Policia e Shtetit ka hartuar plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së Shqipërisë dhe San Marinos, që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.
Për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv dhe për lehtësimin e qarkullimit të automjeteve në Tiranë, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes do të ketë kufizime të qarkullimit në disa prej akseve pranë stadiumit.
Rruget e bllokuara:
-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga fast food-i “Laguna”, pranë urës së ish-Hotel Dajtit;
-Rruga “Papa Gjon Pali II”, te kryqëzimi i RTSH-së;
-Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së;
-Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së;
-Rruga “Themistokli Gërmenji”, në hyrje;
-Rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i RTSH-së;
-Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës (koridor hyrjeje për në parkimin e caktuar, vetëm për mjetet e autorizuara nga FSHF-ja);
-Rruga “Abdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar;
-Te sheshi “Willson”, devijohet lëvizja në drejtim të rrugës “Sami Frashëri”, pak para përfundimit të ndeshjes.
Ndërsa, Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të jenë të lira për lëvizjen e mjeteve. Policia do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium të banderolave me përmbajtje raciste, fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve. Po ashtu, tifozëve u është kërkuar të paraqiten për të hyrë në stadium në orën 18:30.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit/Plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe San Marinos, që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”
Plani i masave parashikon detyrat që do të kryejnë të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, duke u mbështetur në përvojën pozitive në planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve ndërkombëtare.
Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, gjatë ditës së sotme, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Tiranës, do të aplikojë kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.
Rrugët që do të jenë të bllokuara nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes:
-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga fast food-i “Laguna”, pranë urës së ish-Hotel Dajtit;
-Rruga “Papa Gjon Pali II”, te kryqëzimi i RTSH-së;
-Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së;
-Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së;
-Rruga “Themistokli Gërmenji”, në hyrje;
-Rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i RTSH-së;
-Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës (koridor hyrjeje për në parkimin e caktuar, vetëm për mjetet e autorizuara nga FSHF-ja);
-Rruga “Abdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar;
-Te sheshi “Willson”, devijohet lëvizja në drejtim të rrugës “Sami Frashëri”, pak para përfundimit të ndeshjes.
Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të jenë të lira për lëvizjen e mjeteve.
Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium të banderolave me përmbajtje raciste, fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.
Kërkojmë mirëkuptimin e tifozëve që të paraqiten në hyrjet e stadiumit, duke filluar nga ora 18:30, pasi, për shkak të fluksit të tifozëve, pak para fillimit të ndeshjes mund të humbasin mundësinë për të hyrë në stadium.
Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’u ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit./Dosja.al
Zelal Selimi ZVICËR- Një grabitje e armatosur në një piceri në Villmergen, në kantonin Aargau të Zvicrës, për ...
foto ilustruese Banka e Shqipërisë ka përgatitur projekt-rregulloren për funksionin e sistemit të pagesave të menjëhersh...
foto ilustruese KOSOVË- Mërgimtarët kanë dërguar në Kosovë 984.1 milionë euro vetëm gjatë tetë muajv...
foto ilustruese TIRANË- Administrata tatimore ka njoftuar se bizneset kanë edhe 57 ditë afat për të paraqitur aktin e heqjes dor&e...
TIRANË- Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare u rrit më tej në ankandin e kësaj jave dhe arriti nivelin më të lartë n&e...
foto ilustruese Dita e sotme pritet të karakterizohet nga një mot i qëndrueshëm në të gjithë vendin, ndërsa nuk par...
Pamje PRISHTINA- Autoritetet në Kosovë kanë arrestuar nipin e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Bëhet me ...
Sot, në 5 tetor, universitetet në vend nisën vitin e ri akademik 2026-2027, pavarësisht thirrjeve për bojkot që u shpërndan...
Pamje PRISHTINA- Situata është tensionuar sërish para Kuvendit të Kosovës, ndërsa policia po bën përpjekje t&rsquo...
Foto ilustruse PEQIN- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar pas aksidentit tragjik i cili ndodhi pak orë më parë në aksi...