Nisma e Ramës për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, Cukali: Është njëlloj si koha e Enver Hoxhës...

09:09, 06/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ ka qenë Koloreto Cukali drejtues i Këshillit Shqiptar të Medias

Nisma e Edi Ramës për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale ka qenë pjesë e debatit në studion e emisionit. Cukali tha se një gazetar apo kushdo, ‘jo vetëm nuk mund të raportosh më për dosjet, por nuk do të raportosh dot as që dikush u thirr në SPAK’.

Flavio Qarri: Përse i duhet ky ligj kryeministrit në një vend ku kontrollon 99 për qind të mesazhit mediatik dhe publik.

Koloreto Cukali: Tani këtu po më kërkon të spekuloi. Përpjekja për tu futur në trurin e kryeministrit dhe për të analizuar trurin, gjithmonë na fut në labirintet e errëta. Unë nuk e di se përse i duhet por mund të them shumë qartë edhe efektin që bën. Efekti është shumë i qartë. Bllokimi i çdo informacioni për këdo që është nën hetim.

Dhe jo për hetimet. Por edhe për faktin që është nën hetim. Dhje këtu shof një problem të madh në dy drejtime. Thelbi është ky.

Jo vetëm nuk mund të raportosh më për dosjet, por nuk do të raportosh dot as që dikush u thirr në SPAK. Që do të thotë. Ministri thërritet në SPAK. Askush nuk duhet ta marrë vesh këtë gjë. Dhe praktikisht ai prokuror është i vetëm përpara presionit. Sepse në momentin që publiku është i informuar dhe publiku monitoron dhe vazhdon atë që po ndodhe, sepse është interes i lartë publik kur një ministër thërritet per vjedhje, për korrupsion për shpërdorim detyre, sepse është intreses shumë i lartë. Është nga interesat më të lartë publikë. Pra është një informacion që duhet të dije publiku. Dhe kur publiku është i vëmendshëm dhe e shef se çfarë ndodh, edhe prokurori vetë është më i mbrojtur. Pra nuk është kollaj ti bësh presion prokurorit. Në këtë rast, prokurori do mbetet vetëm, publiku nuk do dijë asgjë. Ministri do thirret në SPAK, do bëhet presioni, do bëhen edhe ‘dillet’. Kryeministrit mund ti pushohet çështja dhe ne nuk do të marrim vesh asgjë. Pra as fakti që është thirrur në SPAK.

Dhe kjo është për mua. Që po të kthehesh mbrapa në kohë, unë e gjej veten në kohën e Enverit këtë lloj censure. Pra kur askush nuk raportonte dot asgjë dhe gëlonte thashethemi. Ndodhi kjo, a e more vesh, pra thashethemi shpërndahej gojë me gojë nëpër shtëpia dhe kështu me zë të ulët. Sepse ky ligj parashikon që të gjithë, pra mund të ngrihet padi ndaj kujtdo që konsiderohet profesionist me licencë.

Mirë gazetarët që konsiderohen profesionistë me licencë në këtë ligj dhe ky është një hall me vete për tu diskutuar. Por unë dyshoj që kushdo që mund të jetë një profesionit me licencë dhe kapt duke folur edhe në facebook po të shkruash diçka. Unë kam idenë që ky ligj mund të të penalizojë. Dhe ky është një problem shumë i madh.

Flavio Qarri: Edhe ne rrjetet e tu sociale...

Koloreto Cukali: Absolutisht pra. Kushdo që publikon diçka, për thirrjen në SPAK se nuk po flas për dosjen. Pra kushdo që publikon diçka edhe për thirrjen në SPAK të një personi vendoset para ligjit dhe mund te hidhet në gjyq nga palët e përfshira.

Pra i jepet dorë ministrit që të hedh këdo gazetar në gjyq, apo këdo qytetar në gjyq. Sepse ju keni shkelur këtë ligj. Dhe këtu hyjmë pastaj në ato paditë e famshme ‘Slap’ që janë metoda për të bërë presion ekonomik dhe juridik ndaj gazetarëve.

Flavio Qarri: A  mund të përshkruash pak për publikun se çfarë janë paditë ‘Slap’

Koloreto Cukali: Këto janë padi të cilat ngrihen qëllimisht për të lodhur gazetarët. Pra nëse ju raportoni për një aferë korruptive ku është i përfshirë edhe një biznesmen. Ai biznesmeni ka një ekip juristësh të cilët i ngrenë gazetarit padi pas padie. Të cilat janë kosto financiare, janë kohë, janë stres, janë energji e çuar dëm. Janë thjesht padi për ta çuar në gjyq atë gazetarin. Dhe ka një metodologji për ta kuptuar nëse një padi është ‘Slap’ apo jo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco