AKTUALITET /

"Më lanë si të isha qen", pas shkrimit të Versus.al, qytetarët denoncojnë BKT: Bankë që diskriminon njerëzit

Ka mjaftuar një shkrim i Versus.al që qytetarët të rendisin me dhjetëra shkelje të kësaj banke.

Shkruar nga Versus
"Më lanë si të isha qen", pas shkrimit të
Fotomontazh: Komente të qytetarëve dhe godinë e BKT

Pas një shkrimi të publikuar nga redaksia e Versus.al mbi mungesën e profesionalizmit dhe të trajtimit dinjitoz në sportelet e Bankës Kombëtare Tregtare, shumë qytetarë kanë treguar përjetimet e tyre të cilat siç duket kanë qenë shumëçka, përveçse të këndshme.

Nisur nga shqetësimi i ngritur për faktin se klientët trajtohen si “njerëz” vetëm kur kanë më shumë para për bankën, edhe qytetarët rrëfejnë të njëjtën gjendje për përvojën e tyre në sportelet e kësaj banke.

Shumë prej tyre e cilësojnë këtë si diskriminim dhe kërkojnë që Banka e Shqipërisë të marrë masa dhe të ndërhyjë si rregullator. Në njërin prej komenteve, një qytetar shprehet se ishte lënë të priste për orë të tëra ndërkohë që klientë të tjerë që kishin ardhur pas tij përfundonin punët e tyre. “Më linin sikur të isha qen”- shkruan ai ndër rreshta.

“Per kete arsye para nji viti e ndrrova banken nga BKT shkova te Reifeisen sepse me linin sikur te isha qen 2 ore duke pritur nderkohe qe 20 veta qe erdhen pas meje mbaruan pune , vijne aty barbona qe kane gjoja biznes dhe derdhnin 200 mije leke te vjetra nderkohe qe une kisha 30 milion te vjetra te depozituara , pas nji sherri me Drejtoreshen ku i thashe cfare beni more se po na diskriminoni si njerez , ajo u vu ne siklet dhe nuk dinte cte thonte , gjithsesi u largova nga BkT e felliqur”- thuhet në një koment.

"Më lanë si të isha qen", pas shkrimit të
Disa prej komenteve në Versus.al

Qytetarët e tjerë ngritën probleme të ndryshme të hasura në bankë që nga bllokimi i padrejtë i financave të tyre tek mënyra e padrejtë e trajtimit në sportelet e bankës.

“Bankë me nivel të ulët. Unë kam sjellë fonde nga banka prestigjoze europiane për të vërtetuar burimin e të ardhurave, kaluar me dhjetëra herë AML jyç nëpër bankat europpiane dhe këta pisat e BKT e gjetën një alibi për të mi bllokuar. Plehra me mentalitet shqiptaro-turk”.

“Te varet sherbimi nga balanca ne llogari eshte diskriminim, dhe fakti qe askush se gjobit per kete eshte e tmerrshme. Per ata qe thone qe biznesi ka prioritet, nuk vendoset prioriteti keshtu. Ka punonjes te vecante qe merren me ata kliente qe quhen “vip” te cilet jane vetem per ata kliente dhe nuk pengojne klientet e tjere”.

“Te presesh ne rradhe vjen tjetri nga jasht dhe hyne direkt pa prit vetem se eshte biznes. Mund te hapesh sportel te dedikuar per biznesin. Gjithsesi eshte ajo cka ofroni dhe ne kemi zgjedh te largohemi”- janë disa prej komenteve  të shumta në postin e Versus.al.

Poll