
Meteorologia e A2 CNN Tanja Porja, tha në Dita Jonë se gjatë ditëve në vijim do të kemi një rënie temperaturash.
“Vranësira do të kemi edhe gjatë ditës së sotme, kryesisht në pjesën e dytë të ditës dhe në zonat malore do të jenë të qëndrueshme dhe të dukshme, por nuk do të ketë rreshje në territor. Maksimumi sot në shumicën e qyteteve shënon 27°C. E megjithatë, mëngjesi i sotëm është ende freskët, pasi kemi temperatura 5-8 gradë në zonat malore. Ndërkohë që në zonat e ulëta dhe bregdet, termometri i mëngjesit ka shënuar nga 11-15°C. Po ashtu, edhe dita e nesërme do të jetë me kthjellime dhe alternime të shpeshta me vranësira gjatë gjithë ditës. Kryesisht, në orët e vona të pasdites dhe gjatë natës vranësirat bëhen më të dukshme”, u shpreh Porja.
“Nesër kemi një rënie të vlerave termike në mesditë. Kemi një rënie kryesisht në veri dhe në zonat lindore. Por, përsëri pjesa më e madhe e perëndimit dhe jugperëndimit do të qëndrojnë në vlerat rreth 27°C. Ndërsa e enjtja dhe deri të shtunën mëngjeset janë të ngrohta, ndërsa mesditat një rënie me 2 gradë gjatë ditës së enjte. Dita e premte në mesditë sjell rënie vetëm në veri dhe në qendër. Megjithatë, nga Elbasani dhe deri në skajin verior të territorit shqiptar do të kemi një mot të ftohtë gjatë ditës së premte dhe me rrebeshe afatshkurtra kryesisht në veri-veriperëndim dhe në skajin jugor. Dita e shtunë vjen me një mëngjes më të freskët, por 8 gradë vlera minimale në rang territori është mjaft e lartë për muajin tetor. Ndërkohë, kemi një freskim të lehtë edhe në mesditë sepse ndërron qarkullimi i masave ajrore. Dita e dielë vjen me një mëngjes mjaft të freskët dhe mesdita në vlerat tipike të muajit tetor”, shtoi meteorologia. (A2 Televizion)