Sport

Ndeshja Shqipëri-San Marino, ja rrugët që bllokohen nga ora 17:00 në Tiranë!

Sonte ndeshja Shqipëri-San Marino në orën 20:45 në “Air Albania” e që transmetohet live në Digitalb,  Policia e Shtetit ka marrë masa të posaçme për garantimin e sigurisë duke njoftuar kufizime të qarkullimit në disa rrugë të Tiranës.

Nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, qarkullimi kufizohet në disa akse pranë stadiumit.

Rrugët e bllokuara:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga zona pranë urës së ish-Hotel Dajtit;

Rruga “Papa Gjon Pali II”, te kryqëzimi i RTSH-së;

Rruga “Dervish Hima” dhe “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së;

Rruga “Themistokli Gërmenji”;

Rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i RTSH-së;

Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;

Rruga “Abdyl Frashëri”, pranë Librit Universitar;

Në sheshin “Willson” do të ketë devijim të lëvizjes drejt rrugës “Sami Frashëri”.

Policia sqaron se rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të vijojnë të jenë të hapura për qarkullimin. Policia do të kryejë kontrolle të tifozëve para hyrjes në stadium për të parandaluar futjen e fishekzjarrëve, flakadanëve, mjeteve piroteknike, sendeve të forta dhe objekteve të tjera të rrezikshme.

Tifozëve u është kërkuar të paraqiten në stadium duke nisur nga ora 18:30, për të shmangur vonesat për shkak të fluksit të madh.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.