Bota

Panik në fluturimin Londër-Çikago, avioni humbi 8.5 km lartësi!

Një avion i British Airways që po fluturonte nga Londra drejt Çikagos shpalli emergjencë pasi pësoi një zbritje të menjëhershme prej rreth 8.5 km mbi Irlandë dhe u detyrua të kthehej në Britani.

Fluturimi BA295, me destinacion aeroportin O’Hare të Çikagos, ishte ngritur nga Heathrow në orën 12:14 të së hënës. Në bord u raportua një problem teknik.

Pasagjerët kishin ndjerë turbulenca dhe më pas u lëshuan maskat e oksigjenit. Pilotët e ulën avionin dhe aktivizuan kodin e emergjencës 7700 për kontrollin ajror.

Avioni ndryshoi kurs dhe u rikthye drejt Anglisë. Sipas të dhënave të gjurmimit të fluturimit, mjeti fluturues qëndroi për një periudhë në një trajektore rrethore mbi kanalin e Bristolit, mes Pembrokeshire dhe North Devon, ndërsa konsumonte karburant për të ulur peshën e për të mundësuar një ulje normale.

Avioni u ul i sigurt në aeroportin Heathrow pak pas orës 17:00. Shumë prej pasagjerëve u sistemuan në fluturime të tjera.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.