De La Fuente zbulon planin “270 minuta” për të menaxhuar Spanjën

Luis de la Fuente po përpiqet të ruajë njëkohësisht ecurinë pozitive të Spanjës dhe freskinë fizike të futbollistëve të tij gjatë këtij pushimi të gjatë ndërkombëtar. Për këtë arsye, trajneri ka zgjedhur t’i japë vazhdimisht hapësirë lojtarëve të ndryshëm.

Gjatë tri ndeshjeve të para të kësaj fushate, Spanja nuk zbriti në fushë me të njëjtin formacion titullar. Madje, disa prej emrave që zakonisht konsiderohen pjesë e ekipit të parë nuk u përfshinë fare në skuadër.

Të lidhura

None found

Vështirësitë nisën përpara sfidës hapëse. Pedro Porro u tërhoq për shkak të një dëmtimi dhe në vendin e tij u thirr Ivan Fresneda. Eric Garcia u dëmtua gjatë nxehjes para përballjes me Anglinë, ndërsa Alex Grimaldo nuk ishte i gatshëm në Sevilje. Pas takimit me Kroacinë, probleme fizike patën edhe Nico Williams dhe Ferran Torres.

Sipas planit të De la Fuentes, asnjë futbollist nuk duhet të kalojë kuotën e 270 minutave, pra të luajë më shumë se tri nga katër ndeshjet. Përpara sfidës me Kroacinë, trajneri shpjegoi mënyrën se si po menaxhon ngarkesën, një strategji që gazeta Marca e ka cilësuar si një formulë komplekse.

“Në çdo ndeshje kemi aktivizuar ekipin më të mirë të mundshëm. Kështu kemi vepruar gjatë gjithë kësaj gare. Askush nuk do të luajë më shumë se 270 minuta, ose tri nga katër ndeshje. Shumica do të luajë në këtë mënyrë”, deklaroi De La Fuente.

Statistikat e tre ndeshjeve të para e pasqyrojnë këtë qasje. Lamine Yamal ka marrë më shumë minuta, gjithsej 203, ndërsa ka qenë pjesë e të tria ndeshjeve, duke shënuar katër gola dhe dhënë dy asistime. Pas tij renditet Rodri me 185 minuta. Marc Pubill, Pau Cubarsi, Marc Cucurella, Aymeric Laporte dhe Unai Simon kanë luajtur nga 180 minuta secili.

Rotacioni nuk ka prekur vetëm repartet e fushës. Në Oviedo, De la Fuente ndryshoi edhe portierin, duke aktivizuar David Rayas në vend të Unai Simon.

Pas fitores ndaj Republikës Çeke, trajneri spanjoll nënvizoi se ruajtja e ekuilibrit mes rezultateve dhe gjendjes fizike mbetet sfida kryesore. “Është e vështirë të gjesh ekuilibrin mes rezultateve dhe shëndetit të lojtarëve. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi. Ndeshjet duhet të fitohen, por shëndeti është më i rëndësishmi. Do të shohim nëse do të ketë dëmtime të tjera. Me siguri, deri të martën, disa lojtarë do të ndihen më të lodhur. E njëjta gjë vlen edhe për kundërshtarët tanë”, tha De La Fuente.


Quantcast
sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmatbetbullbahisjojobet girişcasinoroyalMadridbet girişMadridbetholiganbet girişjojobetmadridbet girişMadridbetholiganbet girişbahsegelMadridbetKralbetjojobetjojobetsekabetjojobet girişmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlebahsegelbahsegel girişdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusudeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusumarsbahiscasinofastcasinofast