Vrasja e Mikel Rrokut në Itali, arrestohen gruaja italiane dhe i dashuri i saj
Detaje të reja dalin nga hetimet për vdekjen e shqiptarit Mikel Rroku në Torino, ku në pranga kanë përfunduar bashkëshortja...
Detaje të reja dalin nga hetimet për vdekjen e shqiptarit Mikel Rroku në Torino, ku në pranga kanë përfunduar bashkëshortja...
Policia e Shtetit njofton plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit n...
Policia austriake ka vënë në pranga gjashtë të dyshuar për trafik droge. Kështu njoftoi të hënën zëdh&e...
Gati 10 mijë dronë kanë fluturuar drejt rajonit të Moskës në pak më shumë se një muaj, sipas të dhënave...
Franca dhe Gjermania i kanë propozuar Bashkimit Evropian krijimin e një mekanizmi të ri për reagim të shpejtë ndaj vendeve q&eum...
Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se a...
Një bashkëpunëtor i vjetër i Presidentit Donald Trump është akuzuar në një padi civile se ka droguar dhe përdhunu...
Dymbëdhjetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas përplasjes mes policisë dhe protestuesve, të hënë...
Administrata tatimore ka njoftuar se bizneset kanë edhe 57 ditë afat për të paraqitur aktin e heqjes dorë nga proceset gjyqësore...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dhënë dritën jeshile për ekzekutimin me pushkatim të Nidal Malik Hassan, ish-psikiatë...

Detaje të reja dalin nga hetimet për vdekjen e shqiptarit Mikel Rroku në Torino, ku në pranga kanë përfunduar bashkëshortja e tij 45-vjeçare dhe partneri i saj i ri, 52 vjeç.
Dy shtetasit italianë dyshohen për përfshirje në vdekjen e 55-vjeçarit, ndërsa ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.
Rroku u gjet i pajetë më 6 korrik në banesën e tij në rrugën “Verolegno”, në zonën Lucento të Torinos. Trupi i tij u gjet pas disa ditësh, në gjendje të avancuar dekompozimi, ndërsa në kokë kishte dëmtime të rënda.
Ishin fqinjët ata që sinjalizuan autoritetet, pasi kishin konstatuar një erë të rëndë që vinte nga apartamenti. Pas ndërhyrjes, hetuesit nisën ekzaminimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e vdekjes.
Dëmtimet e konstatuara në kokën e 55-vjeçarit ngritën dyshimet se bëhej fjalë për një vdekje të dhunshme. Në vijim, hetimi u përqendrua te bashkëshortja e Rrokut dhe 52-vjeçari, me të cilin ajo dyshohet se kishte një lidhje.
Arrestimet u kryen në orët e para të mëngjesit të së martës nga karabinierët e Komandës Provinciale të Torinos.
Tashmë hetuesit po përpiqen të rindërtojnë minutat e fundit të jetës së shqiptarit dhe të zbardhin se çfarë ka ndodhur brenda banesës. Një tjetër pikë e hetimit është përcaktimi i motivit dhe rolit që dyshohet se ka pasur secili prej dy të arrestuarve.
Deri më tani, autoritetet italiane nuk kanë bërë të ditura të gjitha detajet e dosjes. Dy të arrestuarit mbeten nën akuzë dhe përgjegjësia e tyre do të përcaktohet nga procesi gjyqësor.
Policia austriake ka vënë në pranga gjashtë të dyshuar për trafik droge. Kështu njoftoi të hënën zëdh&e...
Një masë e bardhë betoni, me forma të lakuara dhe e mbështetur mbi një varg kolonash, qëndron pezull si një re gjigant...
Një bashkëpunëtor i vjetër i Presidentit Donald Trump është akuzuar në një padi civile se ka droguar dhe përdhunu...
Administrata tatimore ka njoftuar se bizneset kanë edhe 57 ditë afat për të paraqitur aktin e heqjes dorë nga proceset gjyqësore...
Nganjëherë pasioni për leximin të çon aty ku nuk e kishe menduar. Hap një libër për t’u larguar pak nga bota, ...
Dita e sotme pritet të karakterizohet nga një mot i qëndrueshëm në të gjithë vendin, ndërsa nuk parashikohen reshje sh...
Gjashtë bashkime kompanish janë kualifikuar për të vijuar në fazën e dytë të garës së Korporatës së...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur projekt-rregulloren për funksionin e sistemit të pagesave të menjëhershme. Projekt-rregul...
Era e fortë e kanabisit ka çuar policinë gjermane në zbulimin e një plantacioni të madh të kultivimit të drogës n...
Vijon tubimi i qytetarëve edhe sot në ditën e 128 kundër qeverisë. Protestuesit kanë shkuar përpara Komisariatit numër ...