Dy anije tregtare goditen nga dronët në Detin e Zi, pranë brigjeve të Bullgarisë
Dy anije tregtare janë goditur nga dronët në Detin e Zi, pranë brigjeve të Bullgarisë, duke shkaktuar fundosjen e njërës prej tyre.
Kryeministri bullgar Rumen Radev pritet të bëjë një deklaratë në orën 11:15 sipas kohës lokale, në nisje të një takimi emergjent për incidentin.
Ekuipazhi i anijes së fundosur rezulton i zhdukur, ndërsa 18 anëtarët e ekuipazhit të anijes së dytë janë shpëtuar pasi shpërtheu një zjarr në bord. Disa prej tyre kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në bordin e tragetit bullgar Dioscuria.
Sipas medias bullgare Maritime.bg, anijet janë identifikuar si Alfa Watan, e cila u fundos, dhe Able. Ende nuk është përcaktuar origjina e dronëve që shkaktuan sulmet.
Të dhënat e gjurmimit të anijeve tregojnë se Alfa Watan, e cila lundronte nën flamurin e Togos, ishte nisur drejt portit rumun të Sulinës. Pozicioni i saj i fundit u regjistrua pak pas orës 01:00 të së martës, rreth 70 milje detare larg brigjeve të Bullgarisë.
Incidenti vjen vetëm një ditë pas sulmit ndaj një tjetër anijeje mallrash në Detin e Zi, në pronësi turke dhe me ngarkesë gruri. Anija u godit nga të paktën një dron dhe më pas u përfshi nga flakët, duke përfunduar e fundosur.
Franca përgatitet për protesta për Ditën Kombëtare të Shkollës
Trump: SHBA tërhoqi bombarduesit nga Britania pas një kërcënimi
Shpërthimi i dyshuar i murtajës në Rusi, Trump: Dikur mund ta kontrollonim, tani mikrobet janë më të forta
- 10:01 Rumani, presidenti emëron diplomatin Luca Niculescu si kryeministër
- 09:18 Policia masa për Shqipëri–San Marino, kufizime trafiku pranë “Air Albania”
- 09:15 Dita vendimtare për zgjedhjen e presidentin në Kosovë, tensione jashtë Kuvendit për Specialen
- 09:09 Kapitulli i ardhshëm i Ronaldos, çfarë e pret pas kualifikimit të Portugalisë?
- 09:04 Franca përgatitet për protesta për Ditën Kombëtare të Shkollës
- 08:20 Trump: SHBA tërhoqi bombarduesit nga Britania pas një kërcënimi