Milan merr lajme jo të mira, Saelemakers do të operohet në kaviljen e djathtë Mbrëmjen e sotme, kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj San Marinos ndeshjen e fundit për këtë fazë të Nations League. Skuadra e drejtuar nga Rolando Maran do të kërkojë fitoren në këtë përballje për t’u rikthyer në krye të grupit, sigurisht në varësi edhe të rezultatit në ndeshjen mes Bjellorusisë dhe Finlandës.
Në letër fitorja e kombëtares shqiptare është e padiskutueshme, madje kuqezinjtë do të kërkojnë një fitore me goleadë. Por si mund të rreshtohet skuadra jonë përfaqësuese në këtë përballje me San Marinon. Në portë do të jetë Mario Dajsinani, diçka që e konfirmoi edhe vetë trajneri Maran në konferencën e tij për shtyp.
Në mbrojtje, Ismajli në seancën e fundit stërvitore punoi i veçuar nga skuadra për shkak të ngarkesës fizike, kështu me shumë gjasa do të nisë ndeshjen nga stoli. Në këtë pikë pritet që në fushën e lojës të jetë Kumbulla me Gjimshitin dhe Mitajn që plotësojnë repartin. Pilo dhe Hysaj priten të jenë në fushën e lojës në pozicion më të avancuar në krahër e mesfushës së bashku me Asllanin dhe me shumë mundësi Ramadanin. Përsa i përket sulmit, Muçi dhe Hoxha duket se e kanë të sigurt vendin e tyre në formacion në mbështetje të Rey Manajt.
Gjithsesi deri në momentin e fillimit të ndeshjes, mund të ketë ndryshime të momentit të fundit në formacionin e skuadrës sonë përfaqësuese. Sfida mes Kombëtares shqiptare dhe San Marinos do të luhet në orën 20:45 dhe do të transmetohet në platformën Digitalb
Top Channel