Data shënon 27 shtator, ora 2 pas mesnate. Një person veshur me të zeza, që ka fshehur mirë fytyrën me kapuç dhe maskë futet në një shtëpi dykatëshe dhe pasi kontrollon mirë, largohet aty me disa sende...

Ky është një rast i dokumentuar i vjedhjes së banesës në Kaninë, por banorët e fshatit ankohen se kanë qenë të paktën 7 episode në shtëpi të ndryshme, gjatë muajve të fundit.

E njëjta situatë raportohet dhe në fshatin Dukat-Fushë.

Pre e hajdutëve kanë rënë shtëpitë e emigrantëve por jo vetem. Vjedhjet kanë shtuar pasigurinë në këto dy fshatra të Vlorës, ndaj banorët kërkojnë nga policia të identifikojë e arrestojë autorët.

 Ata pretendojnë se prania e uniformave blu në zonë është e pamjaftueshme dhe kërkojnë shtimin e kontrolleve.