E ftuar në emision ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ka qenë Denisa Kele, Drejtuese e Departamentit të Inovacionit dhe Inteligjencës Artificiale në PD.
Në bisedë me moderatorët Qarri dhe Tagani ajo ka trajtuar situatën në të cilën ndodhet Shqipëria në fushën e digjitalizimit.
Flavio Qarri: Ka dalë raporti për inovacionin dhe digjitalizimin dhe thotë që ne jemi andaj nga fundi me Burundin.
Denisa Kele: Në fakt ky raport tregon gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria tani dhe gjendjen aktuale për sa i përket digjitalizimit. Dhe ajo që juve e prekët pak më parë, është ajo që duhet të fokusohemi dhe të sqarojmë tek qytetarët. Kur flasim për demin që AKSHI ka bërë presupozohet që ai dëm është vetëm paratë e vjedhura nga tenderat apo aferat korruptive që AKSHI ka bërë, port dëmi ndërkohë është shumë herë më i madh sepse nuk ngelemi vetëm në paratë e vjedhura të tenderave por ngelemi në dëmin ekonomik që i është bërë Shqipërisë. Në qoftë se do shkojmë shtetet e tjera që janë shtete që mund ti krahasojmë me Shqipërinë në popullatë. Mund të them Estoninë, Izraelin, mund të them Emiratet e Bashkuara. Janë shtete që e përdorin teknologjinë e tyre për të rritur ekonominë. Dhe fatkeqëisusht kjo në Shqipëri nuk po ndodh, pra paratë jo vetëm që janë vjedhur, por çështja këtu është se këtu nuk është kryer asnjë lloj shërbimi. Dhe në qoftë se neve flasim për shifrat, ato janë marramendëse. Pra në qoftë se flasim për shifrat e vitit 2026, kush është buxheti që i është dedikuar digjitalizimit. Flasim për 19 miliardë dollarë vetëm për digjitalizimin. Flasim për 10.2 miliardë dollarë vetëm për mirëmbajtje, flasim për 7.3 miliardë dollarë vetëm për projekte dhe sigurinë kibernetike dhe asgjë nga këto nuk ndodh. Pra ky raport ka treguar se pavarësisht dezinformimit që qeveria bën sa i përket hapësirave apo vendeve që Shqipëria fiton vit pas viti në atë radhitjen e teknologjisë. Shqipëria në aspektin e teknologjisë është e fundit në Ballkan.
Apsolutisht nuk quhet zhvillim, sepse zhvillim do të thotë që ti ke krijuar një aplikacion e-albania, që edhe ato certifikatat nuk po i nxjerrim dot qytetarët.
Zhvillim teknologjik nuk do të thotë që, ndoshta ti ke bërë një lloj digjitalizimi të administratës, edhe në këtë dyshoj. Por digjitalizim në vetvete do te thotë që ti paratë që hedh në infrastrukturën digjitale të Shqipërisë i përkthen në ekonominë digjitale, në qoftë se mund të bëjmë një krahasim. Po marrim një vend në rajon që është afër me ne Serbia. Ky vend kthimin e digjitalizimit në ekonomi e ka patur diku tek 940 milionë dollarë në krahasim me Shqipërinë që është vetëm 120 milionë dollarë. Mjafton kjo për të bërë diferencën.
Ai raport që ka dalë do të thotë, me atë çfarë ne kemi investuar në digjitalizim dhe si është përkthyer ajo në ekonominë shqiptare. Pra sa eksportojmë ne si vend digjitalizim, jashtë Shqipërisë. Pra sa investohemi në në Burimet njerëzore, se eksportojmë ne ne software, sa investohemi ne në krijimin e kompanive në Shqipëri sa i përket pjesës teknologjike. Sa investohemi ne për të mbajtur në Shqipëri trurin sa i përket aspektit teknologjik.
Dhe ky raport tregon se qeveria përveçse ka vjedhur nuk kanë bërë asgjë për digjitalizimin në Shqipëri.
© SYRI.net
Territorialja/ Çopja: Dëgjesat farsë, u mbushën me administratë, PS votoi pro pavarësisht kundërshtimit
Tabaku: Rama po ia jep Parkun Rinia besnikut të partisë, po i merr Tiranës një nga mushkëritë e fundit
Malltezi: Rama nuk ka lënë lulishte pa betonizuar, drejtësia nuk vepron! Referendumi, barrikada e fundit