Kjo traditë simbolizon punën në grup, solidaritetin, disiplinën dhe besimin mes pjesëmarrësve. Që prej vitit 2010, castells katalanase janë pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit të UNESCO-s. Në edicionin e 30-të të garës, triumfi i takoi ekipit Castellers de Vilafranca, i cili siguroi vendin e parë me 14,635 pikë. Ekipi realizoi gjithashtu një prej momenteve më të rëndësishme të ditës, duke ndërtuar me sukses një kullë të tipit “9 de 9 amb folre”, një strukturë me nëntë nivele.
Thousands of people packed the Tarraco Arena in the Spanish city of Tarragona for the world's largest human tower competition, marking the 30th edition by showcasing 12 of Catalonia's leading tower-building groups pic.twitter.com/3xVu5rhO8m
— Reuters (@Reuters) October 5, 2026
Në vendin e dytë u rendit Colla Vella dels Xiquets de Valls, me 13,365 pikë, ndërsa Jove de Tarragona kompletoi podiumin. Gara nuk mungoi në emocione dhe momente dramatike. Colla Vella dels Xiquets de Valls provoi një kullë me dhjetë nivele, e cila arriti të ngrihej deri në majë, por u shemb gjatë fazës së çmontimit. Edhe Vilafranca pati një moment të vështirë kur një prej kullave të saj u rrëzua pak para përfundimit. Megjithatë, ekipi arriti të rikthehej dhe me performancën e fundit të siguronte fitoren.