Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Hetimet për tenderat e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në GJKKO

Shkruar nga Newsbomb
Hetimet për tenderat e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në
Mirlinda Karçanaj

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në GJKKO, në kuadër të masës së sigurisë ndaj saj. Karçanaj ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe është parë të hyjë e vetme në dyert e institucionit të akuzës.

Më herët, ajo ka qenë nën masën e “arrestit në shtëpi”. Megjithatë, Gjykata e Lartë vendosi lehtësimin e masës së sigurisë, duke e lënë të lirë me detyrimin për t’u paraqitur rregullisht pranë organit hetues.

Sipas hetimeve të SPAK, më 16 dhjetor 2025 u lëshuan tetë masa sigurie ndaj Karçanajt dhe disa zyrtarëve të tjerë të AKSHI-t, të cilët akuzohen për shkelje dhe abuzime me procedurat e tenderave publikë.

Ndërkohë, Karçanaj dha dorëheqjen nga drejtimi i AKSHI-t në një moment kritik për institucionin, ndërsa hetimet për korrupsion dhe shpërdorim fondesh kanë përfshirë edhe emra të njohur të biznesit, si Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Një hetim i gjerë i Prokurorisë së Posaçme, i zhvilluar në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, zbuloi një skemë të dyshuar kriminale të manipulimit të tenderave publikë të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, përmes presionit, dhunës dhe heqjes së paligjshme të lirisë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese