FOTO/ Modelja shfaqet me fustan transparent në Paris, lë pak vend për imagjinatën

6 Tetor 2026, 10:28Lifestyle TEMA
FOTO/ Modelja shfaqet me fustan transparent në Paris, lë pak vend

Modelja amerikane Brooks Nader ka tërhequr vëmendjen gjatë Javës së Modës në Paris me një veshje tepër të guximshme.

29-vjeçarja u shfaq me një fustan të zi, tërësisht transparent, të realizuar me dantellë, duke e bërë paraqitjen e saj një prej më të komentuarave të ditëve të fundit të Fashion Week-ut në Paris.

Fustani i ngushtë pas trupit e linte të dukshme pjesën e sipërme të trupit, ndërsa modelja kishte zgjedhur të mos vishte reçipeta poshtë tij.

Nader e kompletoi look-un me këpucë të zeza me taka dhe flokët biondë të lëshuar, duke ruajtur një stil minimalist që e la veshjen në qendër të vëmendjes.

Modelja, e njohur edhe nga “Sports Illustrated Swimsuit”, ka eksperimentuar shpesh me veshjet transparente. Vetëm javët e fundit ajo është shfaqur në disa raste me krijime prej dantelle dhe materiale të tejdukshme, duke e kthyer këtë stil në një prej zgjedhjeve të saj të preferuara.

Brooks Nader po kalon gjithashtu një periudhë të rëndësishme në karrierë, pasi përveç modelingut është angazhuar edhe në aktrim. Ajo do të luajë rolin e një prej personazheve kryesore në reboot-in e serialit të famshëm “Baywatch”.

Lini një Përgjigje