AKTUALITET /

Serbi tentoi të grabiste me thikë picerinë në Zvicër, pronari shqiptar ndërhyri për të shpëtuar vajzën e tij

Shkruar nga Versus
Serbi tentoi të grabiste me thikë picerinë në Zvicër,
Piceria dhe pronari Zelal Selimi

Zvicër- Një grabitje e armatosur ka ndodhur brenda një picerie në Villmergen të kantonit Aargau ku një shqiptar ndërhyri për të mbrojtur vajzën e tij e cila ndodhej brenda.

Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ndodhi gjatë mbrëmjes të së dielës kur një person hyri brenda një picerie duke mbajtur thikë në duar dhe duke u bërë thirrje të gjithë atyre që ndodheshin brenda që t’i jepnin paratë. Pronari shqiptar i picerisë, Zelal Selimi ndodhej jashtë kur kuptoi se grabitësi po kërcënonte vajzën e tij.

“Hyra ngadalë brenda dhe ndërhyra për të kapur thikën, që ai të mos e vriste vajzën time”, u shpreh Selimi duke rrëfyer dhe thika ndodhej rreth 50 centimetra larg kokës së vajzës së tij e cila kishte nisur të bërtiste.

Pas përleshjes fizike me grabitësin, Selimi arriti t’i merrte thikën pavarësisht se pësoi lëndime të në dyja duart. Autori ishte një 36 vjeçar serb i cili u kap më vonë nga një polic që ishte jashtë detyrës.

Vajza e tij ka thënë se ndërhyrja e babait ishte vendimtare për shmangien e një tragjedie.

“Për fat të mirë, babai im arriti ta zgjidhte situatën, sepse kur mbërriti policia, mund të kishte ndodhur tashmë një masakër”, është shprehur ajo. Versus.al

Poll