
Policia e Beratit finalizoi operacionin “Kthesa”, duke arrestuar në flagrancë një 42-vjeçar, banues në Berat, i cili dyshohet se po transportonte një shtetas për të kaluar ilegalisht kufirin drejt Greqisë.
Automjeti u ndalua pranë pikës kufitare të Kakavijës, ndërsa gjatë operacionit u sekuestruan 6800 euro, 3 celularë dhe automjeti.
Për rastin u procedua në gjendje të lirë edhe një 42-vjeçar nga Laçi.

DVP Berat/Finalizohet operacioni i koduar “Kthesa”.
Transportonte një shtetas shqiptar që do të kalonte ilegalisht, në Greqi, arrestohet 42-vjeçari.
Vihet në hetim 42-vjeçari, banues në Laç, i cili do të kalonte ilegalisht, kufirin.
Sekuestrohen 6800 euro të dyshuara të përfituara nga transporti i kundërligjshëm, 3 celularë dhe automjeti me të cilin lëviznin 2 shtetasit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, si rezultat i një hetimi njëmujor, me metoda proaktive, kryer në drejtimin e Prokurorisë, finalizuan operacionin e koduar “Kthesa”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 42 vjeç, banues në Berat, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi D. Rr, 42 vjeç, banues në Laç.
Automjeti që drejtonte i arrestuari dhe në të cilin ishte pasagjer shtetasi D. Rr., u ndalua në afërsi të PKK Kakavije, ku dyshohet se shtetasi A. H. po transportonte të proceduarin, për të kaluar ilegalisht kufirin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
(A2 Televizion)