E martë, 6 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

“Euro 2027” – Dominim total i vajzave kuqezi, Shqipëria U-17 fiton 7-2

Kombëtarja U-17 e vajzave e ka mbyllur me një fitore të thellë raundin e parë të kualifikueseve të Europianit 2027.

Vajzat kuqezi triumfuan 7-2 ndaj Azerbajxhanit në stadiumin “Niko Dovana”, në një ndeshje të dominuar nga Shqipëria.

Reklamë

Kuka zhbllokoi takimin që në minutën e 4-t, ndërsa Wintz realizoi dy herë.

Në pjesën e dytë, Shqipëria vazhdoi dominimin, me Hoxhën, autore e dy golave, ndërsa në listën e shënuesve u regjistruan edhe E. Hasanaj dhe T. Hasanaj.

Azerbajxhani shënoi dy herë me Salimin dhe Samadlin, por vajzat e drejtuara nga Cyme Lulaj reaguan menjëherë dhe siguruan një fitore bindëse 7-2.

Me këtë rezultat, Shqipëria e mbyll raundin me 4 pikë, duke u renditur në vendin e dytë në Grupin B1, pas Irlandës që grumbulloi 9 pikë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.