Kapitulli 20 në tryezën e Brukselit, Shqipëria synon mbylljen e përkohshme
Në Bruksel po zhvillohet sot mbledhja e grupit të punës për Zgjerimin dhe vendet që negociojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian (COELA), ku në fokus është pozicioni negociues i Shqipërisë për Kapitullin 20, “Sipërmarrja dhe Politika Industriale”.
Sipas dokumentacionit zyrtar të Këshillit të Bashkimit Evropian, Kapitulli 20 është pjesë e Cluster 3, “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”, ndërsa pozicioni negociues i Shqipërisë për këtë kapitull është në shqyrtim në kuadër të punës së COELA-s. Këshilli i BE-së e ka përfshirë çështjen në dokumentet e mbledhjeve të grupit të punës.
Diskutimet në COELA synojnë konsolidimin e qëndrimit të vendeve anëtare lidhur me mbylljen e përkohshme të Kapitullit 20 në negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë.
Kapitulli 20 mbulon politikat e Bashkimit Evropian në fushën e sipërmarrjes dhe industrisë, përfshirë përmirësimin e klimës së biznesit, konkurrueshmërinë dhe mbështetjen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Në raportin e fundit për Shqipërinë, Komisioni Evropian vlerëson se vendi ka një nivel përgatitjeje nga i moderuar në të mirë në fushën e politikave të sipërmarrjes dhe industrisë dhe evidenton progres, veçanërisht përmes rishikimit të Strategjisë së Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve.
Dokumentet e Këshillit tregojnë gjithashtu se Presidenca e Këshillit ka paraqitur një propozim kompromisi për draftin e Pozicionit të Përbashkët të BE-së për Kapitullin 20, në kuadër të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.
Shqyrtimi në COELA është një hap në procesin e vendimmarrjes së vendeve anëtare përpara se çështja të kalojë në fazat e mëtejshme të procedurës së anëtarësimit.
Në mbledhjen e mëparshme të COELA-s nuk ishte arritur ende dakordësia e nevojshme për mbylljen e përkohshme të Kapitullit 20, ndërsa Këshilli i BE-së kishte bërë të ditur se çështja do të rikthehej në agjendë më 6 tetor.
Në rast të arritjes së konsensusit në COELA, procedura parashikon që çështja të kalojë për shqyrtim në COREPER, para formalizimit të mëtejshëm në një Konferencë Ndërqeveritare BE-Shqipëri.
Shqipëria ka hapur të gjitha kapitujt e negociatave për anëtarësim në BE. Deri tani, vendi ka mbyllur përkohësisht tre kapituj: Kapitullin 25, “Shkenca dhe kërkimi”, Kapitullin 26, “Arsimi dhe kultura”, dhe Kapitullin 30, “Marrëdhëniet e jashtme”.
Ministri Demo dhe Skënder Hita takim me drejtuesit e Policisë në Shkodër
Kapitulli i ardhshëm i Ronaldos, çfarë e pret pas kualifikimit të Portugalisë?
Mazniku: Reforma Territoriale duhet të bëhet për 2027, jo për 2031
- 10:51 BE përgatit rregullat për zgjerimin, Shqipëria mes katër kandidatëve më të avancuar
- 10:48 Ministri Demo dhe Skënder Hita takim me drejtuesit e Policisë në Shkodër
- 10:26 Zgjedhjet në Spanjë, në lojë edhe ekuilibrat e BE-së: Çfarë rrezikon Sanchez
- 10:18 Sulm me thikë në një shkollë në Turqi, plagosen 7 nxënës, arrestohet 15-vjeçarja
- 10:10 Trump feston ‘fitoren e madhe’ të Bolsonaros në Brazil
- 10:06 Dy anije tregtare goditen nga dronët në Detin e Zi, pranë brigjeve të Bullgarisë