Kenia konfirmon rastin dhe viktimën e parë nga Ebola

6 Tetor 2026 | 11:03

Kenia ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës, teksa një shtetas kenian, i cili kishte jetuar në Republikën Demokratike të Kongos për shtatë vitet e fundit, ka humbur jetën në Nairobi.

Ministri i Shëndetësisë, Aden Duale, tha se pacienti ishte sëmurur rreth një muaj më parë dhe ishte trajtuar në disa spitale në RD e Kongos. Ai mbërriti në Nairobi të shtunën dhe iu nënshtrua kontrolleve rutinë në aeroport, përpara se të dërgohej nga një i afërm në një spital në kryeqytet.

Testet laboratorike konfirmuan se pacienti ishte infektuar me virusin Ebola Bundibugyo. Sipas ministrit Duale, ai vdiq disa ditë pas mbërritjes në Nairobi.

Autoritetet keniane kanë nisur gjurmimin e personave që mund të kenë pasur kontakt me pacientin, ndërsa po monitorohet situata për të parandaluar përhapjen e virusit.

Sipas të dhënave të bëra publike nga autoritetet, shpërthimi në Republikën Demokratike të Kongos ka shkaktuar më shumë se 4,000 viktima këtë vit, duke u renditur ndër shpërthimet më vdekjeprurëse të Ebolës të regjistruara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zgjedhjet në Spanjë, në lojë edhe ekuilibrat e BE-së: Çfarë rrezikon Sanchez

Një humbje e Pedro Ssnchez në zgjedhjet e parakohshme në Spanjë rrezikon të destabilizojë ekuilibrat politikë në Bashkimin Evropian, duke i vendosur socialistët dhe demokratët...
10:26 | 06/10/2026

Sulm me thikë në një shkollë në Turqi, plagosen 7 nxënës, arrestohet 15-vjeçarja

Shtatë nxënëse u plagosën, tre prej tyre rëndë, në një sulm me thikë në një shkollë të mesme në lagjen Başaksehir të Stambollit. Policia ka...
10:18 | 06/10/2026

Trump feston ‘fitoren e madhe’ të Bolsonaros në Brazil

Në një pozicion force përpara raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të Brazilit në fund të muajit, kandidati i krahut të djathtë, senatori Flavio Bolsonaro,...
10:10 | 06/10/2026