Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Avokatët në bojkot, shtyhet seanca në Gjykatën e Posaçme për kryebashkiakun Erion Veliaj

Shkruar nga Newsbomb
Avokatët në bojkot, shtyhet seanca në Gjykatën e
Kryebashkiaku Erion Veliaj

Seanca gjyqësore për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë për më datë 13 Tetor. Gjykata e Posaçme ka vendosur që seanca e radhës të mbahet në orën 10:00, por gjasat janë që edhe ajo nuk do të zhvillohet sepse avokatët janë në bojkot.

Ashtu siç është paralajmëruar, mosparaqitja e avokatëve në proceset gjyqësore për vlerësimin e masave të sigurisë dhe gjyqet e themelit, pritet të shkaktojë një ngërç të fortë në sistem. E gjithë kjo vjen nga mosdakordësia mes palëve për Rregulloren e Gjykatës së Posaçme.

Nga togat e zeza, si kundërpërgjigje për mungesën e avokatëve, janë njoftuar gjoba në vlerën e 50 mijë lekëve.

Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025. Qytetari i parë i Tiranës akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Hetimet, sipas SPAK, lidhen me disa episode të dyshuara korrupsioni dhe përfitimesh të parregullta, të cilat pretendohet se kanë përfshirë kompani që kanë përfituar leje ndërtimi ose fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

Ai akuzohet së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, se ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptive për të përvetësuar fondet publike, të cilat transferoheshin në formë ryshfeti nga kompani kontraktore dhe OJF përfituese të fondeve të Bashkisë së Tiranës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese