Një grup protestuesisht, mes tyre edhe një i mitur, sulmuan me vezë gazetarin Bledi Mane, gjatë zhvillimit të protestës së radhës, teksa Kuvendi ishte mbledhur në seancë plenare. Episodi i dhunës ndodhi rreth orës 16.00 ku sic dhe vetë thotë në një reagim publik gazetari, ai ishte duke ecur qetësisht në rrugë pranë qendrës.

“Jam ndjekur nga një grup rreth 30 personash të ashtuquajtur "protestues të revolucionit flamingo" të cilët si fillim më kanë goditur me një vezë dhe një gur të vogël në pjesën e pasme të kokës. U detyrova të ndaloj e ti pyes "çfarë kishin me mua personalisht" por turma e agravuar filloi në kor të shante, të fyente e të kërcënonte në mënyrë të organizuar dhe histerike”, thotë Mane. 

Në vijim, Mane thotë se kjo është hera e parë në vendin tonë që një gazetar “rrethohet, kërcënohet dhe linçohet publikisht pse kryen detyrën dhe pse shpreh publikisht në mediumet kombëtare apo rrjetet sociale mendimet e tij”.

"Turma prej 30 personash mes të cilëve edhe minorenë, mes sharjeve dhe kercenimeve me orientonte se si duhet te bëj gazetari dhe çfarë duhet të shkruaj e si duhet të flas në televizor. Asnjë individ e asnjë turmë sado e paguar nuk i ndalon dot kurrë gazetarët në misionin e tyre", vijon Mane. 

Në reagim, gazetari lë të kuptuar se kjo sjellje nga nxitje politike me persona të dhunshëm të paguar nga politika, duke përmendur ndër reshta Arlind Qorrin e Agron Shehajn.

"I bëj thirrje publike arlindqorrëve dhe goneshehajve të politikës të ndalojnë së paguari cilindo gangster rruge pasi me vezët që ata godasin nuk do marrin kurrë pushtetin e ëndërruar", tha Mane. 

Policia e Shtetit nisi hetimet për të identifikuar personat e përfshirë dhe referimin e çështjes në Prokurori. Policia thekson se “ushtrimi i të drejtës për të protestuar nuk mund të përdoret për të sulmuar qytetarë të tjerë, për shkak të mendimeve dhe bindjeve të tyre”. Policia apelon se asnjë person nuk duhet të sulmojë për mendimin ndryshe të tjetrit, dhe se kushdo që ndihet i kërcënuar t’i drejtohet autoriteteve.

“Askush nuk mund të marrë ligjin në duart e veta, të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë. Çdo person që ndihet i kërcënuar apo i kanosur duhet t’u drejtohet strukturave të Policisë. Policia e Shtetit do të mbrojë njësoj qytetarin që proteston dhe qytetarin që mendon ndryshe”

 Edhe Unioni i gazetarëve shqiptarë në një reagim thotë se agresioni ndaj gazetarëve është i dënueshëm me ligj.

Reagimi i plotë i Bledi Manes

Dje në datë 5 tetor 2026 rreth orës 16:00 duke ecur qetësisht në rrugën "Abdi Toptani" jam ndjekur nga një grup rreth 30 personash të ashtëquajtur "protestues të revolucionit flamingo" të cilët si fillim më kanë goditur me një vezë dhe një gur të vogël në pjesën e pasme të kokës. U detyrova të ndaloj e ti pyes "çfarë kishin me mua personalisht" por turma e agravuar filloi në kor të shante, të fyente e të kërcënonte në mënyrë të organizuar dhe histerike. U përballa me ta në çdo sekondë pa pasur frikë e pa ikur me vrap siç bën ndonjë politikan kur e sulmojnë pasi mbi mua nuk rëndon asnjë akuzë vrasjeje apo korrupsioni. Turma prej 30 personash mes të cilëve edhe minorenë,  mes sharjeve dhe kërcënimeve me orientonte se si duhet te bëj gazetari dhe çfarë duhet të shkruaj e si duhet të flas në televizor.

Kjo është hera e parë në historinë e Shqipërisë që një gazetar rrethohet, kërcënohet dhe linçohet publikisht me arsyen e vetme pse kryen detyrën dhe pse shkruan e pse shpreh publikisht në mediumet kombëtare apo rrjetet sociale mendimet e tij. Natyrisht që asnjë individ e asnjë turmë sado e paguar nuk i ndalon dot kurrë gazetarët në misionin e tyre por po i bëj thirrje publike arlindqorrëve dhe goneshehajve të politikës të ndalojnë së paguari cilindo gangster rruge pasi me vezët që ata godasin nuk do marrin kurrë pushtetin e ëndërruar.

Falënderoj organizatat e gazetarëve, mediat e ndryshe, kolegët, miqtë e shumtë, policinë e shtetit dhe trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri që mu gjendën pranë dhe treguan solidaritet njerëzor. Njëkohësisht u jap kurajo gjithë gazetarëve e u them të vazhdojnë punën e tyre sepse pavarësisht decibelit të lartë klithmave të mos tremben në punën e tyre nga asnjë individ apo turmë e dëshpëruar dhe e paguar provizorisht!

Bledi Mane

Gazetar

Tiranë më 6 tetor 2026

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:38
Policia nis hetimet për sulmin ndaj gazetarit Bledi Mane: E drejta e protestës nuk mund të përdoret për të kanosur të tjerët

1791290435_bledimane.jpg

Policia e Shtetit thotë se ka nisur hetimet për sulmin ndaj gazetarit Bledi Mane, i cili u sulmua një ditë më parë me vezë nga një grup protestuesish, mes tyre edhe një i mitur. Policia thotë se e drejta e protestës nuk mund të përdoret për të kanosur, shënjestruar apo sulmuar qytetarë të tjerë, për shkak të mendimeve dhe bindjeve të tyre.

REAGIM I POLICISË SË SHTETIT

Në lidhje me incidentin e datës 5 tetor, në Tiranë, ku u sulmua gazetari B. M., strukturat e Policisë po kryejnë veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin e personave të përfshirë dhe referimin e çështjes pranë organit të Prokurorisë, në përputhje me ligjin.

Policia e Shtetit dënon çdo akt dhune, kanosjeje apo intimidimi ndaj qytetarëve dhe garanton të drejtën kushtetuese për të protestuar në mënyrë paqësore. Por ushtrimi i kësaj të drejte nuk mund të përdoret për të kanosur, shënjestruar apo sulmuar qytetarë të tjerë, për shkak të mendimeve dhe bindjeve të tyre.

Askush nuk mund të marrë ligjin në duart e veta, të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë. Zbatimi i ligjit është përgjegjësi ekskluzive e institucioneve të shtetit.

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve që të shmangin çdo formë konfrontimi dhe të mos i përgjigjen dhunës me dhunë. Çdo person që ndihet i kërcënuar apo i kanosur duhet t’u drejtohet strukturave të Policisë. Çdo kallëzim do të trajtohet me seriozitet dhe në përputhje me ligjin.

Policia e Shtetit do të mbrojë njësoj qytetarin që proteston dhe qytetarin që mendon ndryshe. Liria e protestës, liria e shprehjes dhe siguria e çdo qytetari garantohen nga ligji dhe do të mbrohen pa asnjë dallim.

Ora 07:03
I mituri godet me vezë në protestë, Unioni i Gazetarëve dënon sulmin ndaj gazetarit Bledi Mane: E papranueshme, autorët të përballen me ligjin

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka dënuar sulmin verbal dhe fizik ndaj gazetarit Bledi Mane, gjatë protestës së zhvilluar dje në kryeqytet. Një grup protestuesisht rrethuan gazetarin Bledi Mane, mes tyre edhe një fëmijë i mitur, të cilët e sulmuan edhe me vezë. Nga pamjet që qarkullojnë në rrjete sociale shihet se një djalë rreth 11-12 vjeç me megafon dëgjohet t'i thotë gazetarit Mane 'Servili i Ramës' dhe më pas largohet me turmën.

Sipas Unionit, të tilla situata dëshmojnë një situatë shqetësuese për sigurinë e gazetarëve që raportojnë nga protestat, veçanërisht kur ata shprehin publikisht pikëpamje apo qëndrime të ndryshme.

“Agresioni ndaj gazetarëve nga individë apo turmë protestuesish kurdoherë është i dënueshëm dhe akt anti lirisë dhe mendimit ndryshe. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon agresionin verbal, sulmet me sende të forta dhe vezë si dhe stigmatizimet në turmë, ndaj gazetarit Bledi Mane ditën e sotme, nga një numër i vogël protestuesish në rrugë të Tiranës.

Imazhe dhe sekuenca të tilla, janë dëshmi e një agresioni jo vetëm verbal ndaj gazetarëve që ndajnë pikëpamje dhe mendim ndryshe.

Sulme të tilla në turmë, ndaj zërave që shprehen sipas pikëpamjeve personale dhe që shpesh ndajnë edhe qëndrime të angazhuara, janë të papranueshme.  Ato dëshmojnë problem serioz të sigurisë së gazetarit në protesta dhe të trajtimit të tyre nga protestuesit”, thuhet në deklaratë.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e cilëson të papranueshëm çdo sulm ndaj gazetarëve në krye të detyrës, duke kërkuar nga autoritetet policore që të garantojnë sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve të medias gjatë protestave.

Në fund, Unioni u bën apel protestuesve dhe çdo qytetari që përballet me gazetarët në terren të distancohet nga çdo formë dhune, kërcënimi apo stigmatizimi ndaj tyre.

“UGSH kërkon nga autoritetet policore të jenë në lartësinë e detyrës për garantimin e kësaj sigurie për gazetarët dhe punonjësit e mediave.

Sjellje dhe agresione të tilla protestuesish ndaj integritetit fizik të qytetarit dhe gazetarit, dënohen me ligj.

UGSH kërkon vënien para përgjegjësisë të autorëve të këtij agresioni dhe apelon për distancim të çdokujt që përballet me gazetarët në detyrë, kudo dhe kurdoherë”, përfundon deklarata.

Në protestën e djeshme para Kuvendit, protestuesit nuk sulmuan vetëm gazetarin Bledi Manen, por ata gjithashtu u përplasën edhe me disa deputetë që po shkonin në seancën plenare. Protestuesit përfshirë aktivisten Arvina Lleshi, ndoqën nga pas disa deputetë të mazhorancës dhe opozitës, mes tyre Kiduina Zakën, Adi Qosen, Besart Xhaferrin e Klevis Balliun.