Foto nga vendngjarja
Një zjarr i madh ka përfshirë gjatë orëve të vona të mbrëmjes disa mjete të rënda në pronësi të një operatori privat, i cili ushtron aktivitet në brigjet e lumit Mat, në Kurbin.
Sipas informacioneve paraprake, nga flakët janë përfshirë katër kamionë dhe një ekskavator. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, por disa prej mjeteve janë shkrumbuar plotësisht.
Në vendngjarje kanë shkuar edhe shërbimet e policisë së bashku me grupin hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.
Sondazh
Poll
