Qendra për Menaxhimin e Krizave bën të ditur se deri në orën 07:30 janë regjistruar gjithsej 46 zjarre në ambiente të hapura. Shtatë prej tyre vijojnë të jenë aktive, një është vënë nën kontroll, ndërsa pjesa tjetër është shuar.
Të lidhura
None found
Vatrat aktive janë raportuar në zonën “Nad Borovite”, me një drejtim nga fshatrat Tatar Elevci dhe Korab dhe një tjetër nga fshati Banjishte, në komunën e Dibrës. Zjarre ka edhe pranë fshatit Jabolçishtë, në komunën e Çashkës, pranë fshatit Strima, në komunën e Likovës, mbi Liqenin e Bogovinës në Malin e Sharrit, te deponia Krasta në Kumanovë, pranë fshatit Dobroveni në komunën e Novacit, si dhe në hapësirën mes fshatrave Belçishtë dhe Lesani në komunën e Dëbërcës.
