AKTUALITET /

Avokatët vijojnë bojkotin, shtyhet gjyqi i Veliajt! GJKKO gjobit mbrojtësit e tij me nga 50 mijë lekë

Për kryebashkiakun u vendos edhe pezullimi i afateve të paraburgimit.

Shkruar nga Versus
Avokatët vijojnë bojkotin, shtyhet gjyqi i Veliajt! GJKKO gjobit
Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës

Ndërkohë që Dhoma e Avokatisë vijon bojkotin ndaj seancave gjyqësore si shenjë kundërshtie ndaj vendimit të GJKKO për mosmbajtjen e telefonave, sot avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj u gjobitën me 50 mijë lekë të reja.

Për shkak të mungesës së avokatëve dhe të vetë kryebashkiakut i cili prej muajsh nuk paraqitet në gjyq, seanca u shty për në datën 13 tetor, ndërsa u vendos edhe pezullimi i afateve të paraburgimit.

Kryebashkiaku i Tiranës mbahet në paraburgim që prej datës 10 shkurt 2025 si i pandehur me 13 akuza për 5 vepra të ndryshme penale. Që pasi Kushtetuesja rrëzoi shkarkimin e tij, Veliaj e ka ushtruar detyrën nga qelia e burgut nga ku së fundmi doli kundër Reformës Territoriale të propozuar nga PS duke kërkuar që të dëgjohen kundërshtimet e qytetarëve. Versus.al

Poll