Tensione para Kuvendit të Kosovës/ Protestuesit përplasen dhunshëm me policinë, disa të arrestuar dhe të lënduar
Protesta në Prishtinë/ Deputetë të PDK-së dhe AAK-së dalin në shesh në mbështetje të protestue...
Protesta në Prishtinë/ Deputetë të PDK-së dhe AAK-së dalin në shesh në mbështetje të protestue...
128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Arrestoni Ramën! 5 Tetor, 19:07 ...
Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Edi Ramës dhe Vlora Hys...
Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, hyjnë nga hyrja anësore për shkak të protestës 5 Tetor, 15:22...
Në deklaratën për media, Nurja e cilëson vendimin si tregues të mungesës së seriozitetit të qeverisë ndaj një prej sektorëve më problematikë të ekonomisë shqiptare.
TIRANË- Drejtuesja e Departamentit të Statistikave në PD Ines Nurja ka reaguar pas shtyrjes së radhës të Censusit të Bujqësisë, këtë herë për vitin 2027. Në deklaratën për media, Nurja e cilëson vendimin si tregues të mungesës së seriozitetit të qeverisë ndaj një prej sektorëve më problematikë të ekonomisë shqiptare.
Sipas saj, shtyrja është veçanërisht shqetësuese pasi censusi është vonuar prej vitesh dhe përbën një rekomandim të përsëritur të Komisionit Europian në kuadër të Kapitullit 18. Nurja kërkon transparencë mbi arsyet e vonesës, ndërsa thekson se pa të dhëna të përditësuara nuk mund të hartohen politika reale për fermerët dhe bujqësinë.
Deklarata e Plotë:
Shtyrja sërish e Censusit të Bujqësisë, këtë herë për në vitin 2027, është një tjetër tregues i mungesës së seriozitetit me të cilin qeveria po trajton bujqësinë shqiptare. Prej vitesh ky sektor përballet me probleme të rënda: largimin e njerëzve nga zonat rurale, braktisjen e tokës, rritjen e kostove të prodhimit, vështirësitë e fermerëve për të konkurruar dhe një sistem mbështetjeje që vazhdimisht është kritikuar për pamjaftueshmërinë e tij. Pikërisht në këtë situatë, Shqipëria ende nuk arrin të realizojë Censusin e Bujqësisë, instrumentin bazë që duhet të tregojë se çfarë bujqësie kemi sot dhe mbi të cilin duhet të ndërtohen politikat për këtë sektor.
Censusi ishte paralajmëruar të niste në tetor 2026. Tani mësojmë se shtyhet për vitin 2027 sepse “nuk mjaftoi koha për procedurat”. Ky shpjegim është i papranueshëm për një proces që nuk ka lindur sot dhe që është shtyrë vazhdimisht që prej vitit 2022. Madje, pikërisht për shkak të dyshimeve mbi gatishmërinë reale të procesit, i kemi kërkuar INSTAT-it informacion konkret mbi realizimin e Censusit Pilot, miratimin e financimit, prokurimet, rekrutimin dhe trajnimin e numëruesve, sistemet IT dhe kalendarin operacional. Sot shtyrja e Censusit tregon se këto shqetësime nuk ishin të pabazuara. Çështja është edhe më serioze sepse Censusi i Bujqësisë është një nga rekomandimet e përsëritura të Komisionit Europian në kuadër të Kapitullit 18 – Statistikat. Pra nuk kemi të bëjmë vetëm me një afat administrativ të humbur, por me një detyrim që lidhet drejtpërdrejt me procesin e integrimit europian të vendit.
Ndërkohë, Censusi i Popullsisë dhe Banesave është zhvilluar në vitin 2023. Shtyrja e Censusit të Bujqësisë në vitin 2027 e çon distancën mes dy censuseve në rreth katër vjet, ndërsa rekomandimet ndërkombëtare kërkojnë që të dhënat që shërbejnë për ndërtimin e bazës statistikore të jenë sa më të përditësuara. Kjo ngre tashmë edhe pyetjen se çfarë procedure dhe çfarë kostoje shtesë do të kërkojë përditësimi i kësaj baze. Por mbi të gjitha, problemi është politik: Si mund të pretendohet se hartohen politika serioze për bujqësinë kur shteti nuk ka ende një fotografi të përditësuar të saj? Sa ferma funksionojnë realisht? Sa tokë punohet? Çfarë strukture ka prodhimi? Çfarë po ndodh me blegtorinë? Ku duhet të shkojnë subvencionet dhe cilët fermerë kanë më shumë nevojë për mbështetje?
Pa të dhëna të besueshme, politikat bujqësore rrezikojnë të vazhdojnë të ndërtohen mbi një realitet që nuk ekziston më. Prandaj qeveria dhe INSTAT duhet të bëjnë publike arsyet konkrete të kësaj shtyrjeje, përgjegjësitë për mosrespektimin e afatit, kalendarin e ri, kostot që sjell vonesa dhe ndikimin e saj në detyrimet e Shqipërisë ndaj Bashkimit Europian. Fermerët shqiptarë nuk mund të presin pafundësisht që shteti të kuptojë se çfarë po ndodh me bujqësinë. Pas kaq vitesh shtyrjesh, “nuk mjaftoi koha” nuk mund të jetë më një justifikim./Dosja.al
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka emëruar nga qelia dy nënkryetarë të rinj. Bëhet me dije se kryebashkiaku i ...
Albulena Haxhiu KOSOVË- Kosova ka afat deri më 6 tetor për ta zgjedhur presidentin e ri. Nëse Kuvendi dështon ta bëjë k&...
foto ilustruese BRUKSEL- Në Bruksel prej orës 9:00 është mbledhur grupi i punës COELA për të shqyrtuar Kapitullin 20 &ld...
Kuvendi i Kosovës KOSOVË- Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Gjyk...
Toni Gogu TIRANA- Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka folur për ndryshimin në Kodin Penal, që lidhen drejtpërdrejt dhe ...
Pamje PRISHTINA- Deputetë të dy partive opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca, kanë dalë në sheshet...
kuvendi TIRANË- Deputeti socialist i Lezhës Ermal Pacaj, është përballur me një situatë të pazakontë gjatë...
Foto ilustruse TIRANA- Projektligji për reformën e re territoriale të propozuar nga PS, e cila parashikon shkrirjen e disa bashkive dhe...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj qeverisë lidhur me mënyrën e funksionimit t&eum...
Taulant Balla dhe Erion Braçe TIRANA- Projektligji për Reformën Territoriale krahas protestave dhe kundërshtimeve nga ana e banor&eum...