Aktualitet

Digjen mjetet e rënda të një operatori privat në Kurbin!

Në orët e vona të natës, një zjarr përfshiu disa mjete të rënda të një operatori privat, që ushtron aktivitet në brigjet e lumit Mat, në Kurbin.

Në vendngjarje ndërhynë shërbimet e MNZSH-së Kurbin, ndërsa në ndihmë të tyre shkuan edhe forcat zjarrfikëse të Lezhës për shuarjen e flakëve.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit apo dëmet e shkaktuara. Pritet informacioni zyrtar përmbledhës lidhur me ngjarjen.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.