
Banka Botërore parashikon se rritja ekonomike e Shqipërisë këtë vit do të ngadalësohet. Nga 3.7 që ishte, institucioni më i lartë monetar në botë vlerëson se zgjerimi i Prodhimit të Brendshëm bruto të vendit do të jetë vetëm 3.4 për qind.
Për shkak të pasigurisë dhe frikës për një krizë çmimesh në aspektin energjetik, që më tej rrezikon të përcillet në të gjitha hallkat e zinxhirit të furnizimit, Banka Botërore ka ulur parashikimet për rritjen ekonomike për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në vlerësimin që i është bërë ekonomive të Ballkanit Perëndimor në raportin e pranverës 2026, rritjen më të lartë thuhet se do e ketë Kosova, ndjekur nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e Malin e Zi për të vijuar me Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën. (A2 Televizion)