Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vajza 17 vjeçe me probleme mendore rrezikon të mbytet në liqen, efektivi hidhet nga skafi dhe e nxjerr në krah deri në breg

Shkruar nga Newsbomb
Vajza 17 vjeçe me probleme mendore rrezikon të mbytet në liqen,
FotoArkive: Sherbimet e Policise Kufitare, ne Pogradec

Një vajzë 17 vjeçe me probleme të shëndetit mendor është shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit dhe ato Kufitare në Pogradec, pasi ishte futur në liqen dhe rrezikonte të mbytej. Efektivët reaguan me shpejtësi dhe me profesionalizëm duke i shpëtuar jetën.

Pas marrjes së njoftimit se një shtetase e mitur kishte hyrë në liqen, shërbimet e SPK Pogradec kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Pasi kanë konstatuar 17-vjeçaren, shërbimet e Policisë i kanë kërkuar që të afrohej te mjeti i Policisë Kufitare, po ajo ka refuzuar.

Në këto kushte, inspektori i Policisë M. D. është hedhur në ujë, ka marrë në krah 17-vjeçaren dhe e ka nxjerrë në breg. Shtetases së mitur iu dha ndihma e parë dhe më pas iu dorëzua familjarëve.    

Qytetarët e pranishëm në breg të liqenit dhe familjarët e 17-vjeçares falënderuan shërbimet e Policisë, për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar. 

Policia Kufitare mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve dhe fton këdo që ka nevojë, të telefonojë në numrin pa pagesë 112.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese